LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të marrëveshjes, ajo nuk mund të zbatohet njëanshëm

Kurti: Kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të marrëveshjes, ajo nuk mund të zbatohet njëanshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se më 4 prill në Bruksel do të mbahet takimi për dialogun në nivel të kryenegociatorëve, ku nga pala kosovare prezent do të jetë zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi.

Kurti ka shtuar se ekziston marrëveshja dhe e njëjta është publike për të gjithë, dhe se kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj.


“Më 4 prill në Bruksel ata do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjes që tashmë është dakorduar. Ka marrëveshje, ekziston marrëveshja është e qartë publike për të gjithë dhe kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj prandaj edhe do të organizohet takim ndërmjet kryengocaitorëve ku nga na e Kosovës do të marrë pjesë zv.kryeministri Besnik Bislimi”, tha Kurti.

Duke sqaruar fjalën “urgjencë” të përdorur nga BE-ja për krijimin e Asociacionit, kryeministri shtoi se marrëveshja duhet të zbatohet e tëra dhe se nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm.

“Marrëveshja duhet të zbatohet e tëra, nuk ka mundësi që diçka të zbatohet e diçka jo, ashtu qysh nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes e as të aneksit të zbatimit, njësoj nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes. Marrëveshjen nuk duhet ta copëtojmë duke marrë pjesët e preferuara. Fjala që përdoret urgjencë është pikërisht tek fjalia që ka të bëjë me të pagjeturit përkatësisht të zhdukurit me dhunë”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se deklaratat politike të kujdo qoftë janë për ti shërbyer procesit.

“Nuk keni nevojë të vendosni asnjë prononcim publik politik të askujt mbi tekstin e marrëveshjes bazë apo të ankesit të zbatimit”, u shpreh kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori