LAJMI I FUNDIT:

KEDS: Si pasojë e erërave mbesin pa energji elektrike disa lagje në Pejë

KEDS: Si pasojë e erërave mbesin pa energji elektrike disa lagje në Pejë

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) njofton se për shkak të erërave të forta që përfshinë tërë territorin e Kosovës nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, disa largpërçues janë jashtë funksionit.

Sipas KEDS-it, disa lagje në Pejë kanë mbetur pa energji elektrike.

“Dëmet janë shkaktuar kryesisht në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike, ndërkaq rajoni më i prekur është ai i Pejës”, njofton KEDS.


Po ashtu, sipas KEDS-it janë të angazhuar ekipet me qëllim të kthimit në normalitet për furnizim me rrymë. /Telegrafi/