LAJMI I FUNDIT:

Serbët në veri vazhdojnë të mos paguajnë asnjë cent për rrymë

Serbët në veri vazhdojnë të mos paguajnë asnjë cent për rrymë
Foto: Arkiv

Serbët në veri të Kosovës asnjë cent nuk po e paguajnë për shpenzimin e energjisë elektrike. Natyrshëm nga kjo situatë ata as nuk janë në dijeni se është shtrenjtuar energjia elektrike.

Asnjë nga marrëveshjet prej asaj të vitit 2013 dhe me atë shtesë të vitit 2015, por edhe të qershorit të vitit të kaluar, Serbia nuk e ka zbatuar me Kosovën, për energjinë elektrike. Ndërkohë që Qeveria e Kosovës vazhdon të paguajë miliona euro për ta.

Pas moszbatimit të marrëveshjes nga Serbia për energjinë elektrike, qytetarët serbë të komunave veriore vazhdojnë të mos e paguajnë asnjë cent për energji elektrike. Madje as nuk janë në dijeni se rryma do të shtrenjtohet për 14% nga muaji prill kur pritet të aplikohen tarifat e reja të energjisë.


“Kur të me punësojnë, e paguaj rrymën, kurrkush nuk ikën nga pagesa. Prej çka jetojmë ne, të papunë, askush prej familjes nuk punon, as unë as fëmijët e mi. Me çka ta paguajmë. Le të bëhet sa të dojë, si të tjerët edhe unë”, thotë një qytetar.

“Nuk është në rregull, deri para dy viteve me kanë ardhur faturat, i kam të gjitha dokumentet, kurrkush s’ka paguar edhe unë e kam ndërprerë”, shton një tjetër.

“Jo, faturat kanë ardhur, tash jo. Krejt bashkësia ndërkombëtare e di. Kur të merren vesh atje në Bruksel pastaj e paguajmë të gjithë, s’ka shaka me shtetin, s’është në rregull po ku e di unë. Ashtu është situata momentalisht, mos me e pagua”, thotë një qytetar tjetër.

Ndërsa, sipas analistëve nga veriu, momentalisht nuk ka gatishmëri që të paguhet rryma nga serbët e komunave veriore.

“E kanë kuptuar që rryma nuk është prej Zotit, që duhet me paguar tek ata të cilët shërben. Tash për tash duket se nuk ekziston atmosfera për atë, sepse jemi në një pozitë ku serbët janë duke dëgjuar vetëm këshilla nga Beogradi zyrtar”, thotë analisti politik serb, Branislav Kërstiq.

Pala serbe nuk e ka zbatuar marrëveshjen për energjinë edhe 10 vjet pas Marrëveshjes teknike që e pati miratuar Kuvendi i Kosovës në prill të vitit 2013 dhe as të marrëveshjes shtesë të vitit 015.

Hera e fundit, kur Qeveria negocioi për energjinë me Serbinë ishte qershori i vitit të kaluar kur palët u pajtuan për një udhërrëfyes për zbatimin të marrëveshjeve të energjisë, brenda 100 ditëve, që sërish dështoi ët zbatohej.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori