LAJMI I FUNDIT:

U raportua për pirje të duhanit në bufetë e ish-Rilindjes, AUV-i merr masa

U raportua për pirje të duhanit në bufetë e ish-Rilindjes, AUV-i merr masa

Gjatës ditës së premte u raportua se në objektin e ish-Rilindjes, aty ku gjenden disa ministri, nuk po respektohet vendimi që ndalon pirjen e duhanit në hapësira publike të mbyllura.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka njoftuar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka inspektuar bufetë të cilat gjenden në këtë objekt.


Në inspektimin e bërë para disa ditësh, ministria ka bërë të ditur se njëra hapësirë e cila ka shërbyer si bufe është mbyllur, ndërsa tjetra është gjobitur për shkelje të ligjit më fjalë.

“Për të gjitha këto veprime janë të njoftuar menaxherët e këtyre bizneseve dhe po ashtu edhe zyrtarët kryesorë administrativ të institucioneve të cilët do të ndërmarrin masa disiplinore ndaj zyrtarëve dhe personave që kanë shkelur ligjin brenda hapësirave të cilat janë nën menaxhim të tyre, sipas paragrafit 1.2 të nenit 11 të këtij ligji”.

“Sipas Ligjit për Kontrollin e Duhanit, masat ndëshkimore për zyrtarët/punonjësit  shqiptohen nga Zyrtari Kryesor Administrativ dhe Inspektorati i Punës”, thuhet në njoftimin për media.

Ministria ka theksuar se hapësirat e lartpërmendura janë inspektuar edhe më parë dhe për subjektet janë dërguar fletëparaqitjet për gjykatë.

“Urdhëresa e Ministrit Peci vlen ndaj të gjithëve pa përjashtim. Andaj, edhe AUV do të vazhdojë me inspektimet me frekuencë të shtuar”, thuhet tutje në komunikatë. /Telegrafi/