LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i Ramës për drejtoreshën e re të SHIK-ut, reagon PD: Shqetësuese që Vlora Hyseni u shkarkua nga AKI për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve të klasifikuara”

Propozimi i Ramës për drejtoreshën e re të SHIK-ut, reagon PD: Shqetësuese që Vlora Hyseni u shkarkua nga AKI për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve të klasifikuara”

Menjëherë pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka propozuar presidentit Bajram Begaj emërimin e Vlora Hysenit si drejtore e re e Shërbimit Informativ Kombëtar në Shqipëri, ka reaguar Partia Demokratike duke e kundërshtuar këtë emrin.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka thënë se Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjencës në Republikën e Kosovës, me dyshimet për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve të klasifikuara”.

“Këto raportime janë shqetësuese dhe ngrenë dyshime mbi integritetin e znj. Hyseni”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.


Më tej Bardhi ja thënë se “Presidenti i Republikës është i detyruar të marrë informacionet e plota pranë institucioneve të Republikës së Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjencës së Republikës së Kosovës. Për këtë Presidenti i Republikës ka detyrimin të bëjë transparencë për opinionin publik dhe të informoj edhe Kuvendin e Shqipërisë mbi çdo informacion që do të sigurojë”.

Rama propozon ish-zëvendësdrejtoreshën e AKI-së në Kosovë si drejtuese të Shërbimit Informativ në Shqipëri
Lexo po ashtu Rama propozon ish-zëvendësdrejtoreshën e AKI-së në Kosovë si drejtuese të Shërbimit Informativ në Shqipëri

“Siguria kombëtare e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur me sigurinë kombëtare të Kosovës. SHIK nuk mund të jetë kurrë institucion nën kontrollin personal të Edi Ramës, me përzgjedhje personale të tij dhe pa asnjë argument që siguron pavarësinë e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ushtrimin prej tij me profesionalizëm e paanësi të misionit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Drejtësi
Kalo në kategori