LAJMI I FUNDIT:

Tri ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Ohër, i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar në Beograd

Tri ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Ohër, i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar në Beograd

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot viziton Serbinë, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas mediave në Serbi, takimi do të zhvillohet në ora 15:15 në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidentit serb. Kurse, pas takimit, siç është paralajmëruar, do të lëshohet një komunikatë për media.


Escobar do të takohet edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, raporton kp.

Pas vizitës në Serbi, i dërguari i SHBA-së pritet të jetë për vizitë edhe në Kosovë.

Në Serbi dje përfundoi vizitën dy ditore edhe i dërguari evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, qëllimi i marrëveshjes nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë, por përkundrazi qëllimi është krijimi i një situate të favorshme dhe hapja e derës evropiane.

Lajçak ka thënë se propozimi franko-gjerman i mishëruar tashmë në një marrëveshje për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan të paktën gojarisht, flet për normalizim, jo për ndonjë lloj kapitullimi.