LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Has, lëndohet shoferi e vdes bashkëshortja e tij

Aksident në Has, lëndohet shoferi e vdes bashkëshortja e tij
Foto: Ilustrim

Një aksident rrugor u regjistrua mesditën e sotme në aksin rrugor Krumë-Kukës në vendin e quajtur “Qaf Tobli”.

Burime zyrtare të policisë thanë se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e tij shtetasja F. S., 61 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.


Njoftimi i policisë:

Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës,  në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volkswagen Passat”,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe  automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Abcnews.al/