Instituti Ndërkombëtar i Shtypit i është bashkuar katër organizatave ndërkombëtare për lirinë e mediave, të cilat përmes një letre i janë drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me procesin e emërimit të drejtorit në Radiotelevizionin e Kosovës.
Ato kanë shprehur shqetësim për emërimin e drejtorit të ri të televizionit, Rilind Gërvallës, pasi sipas tyre, kjo e minon procesin e fundit të reformave.
Organizatat kanë përmendur standardet e Këshillit të Evropës për këtë proces, sipas së cilave emërimet nuk mund të përdoren për të ushtruar ndikim politik ose ndikim tjetër mbi funksionimin e medias së shërbimit publik, si dhe individët e emëruar në pozitat drejtuese brenda transmetuesve të shërbimit publik duhet të jenë plotësisht të pavarur nga të gjitha partitë politike dhe interesat e veta.
“Megjithatë, vërejmë se lajmet e shumta të publikuara nga mediat në Kosovë kanë treguar lidhje të qarta mes z. Gërvalla dhe partisë suaj politike Vetëvendosje. Organizatat tona besojnë se këto lidhje vënë në pikëpyetje integritetin e procesit dhe rrezikojnë të minojnë më tej besimin e publikut në autonominë politike të transmetuesit”, thuhet në letër.
Tutje, Instituti ka thënë se ka monitoruar zhvillimet në transmetuesin publik që nga ardhja e Vetëvendosjes në pushtet, dhe se ka vërejtur “përparimin e lavdërueshëm të bërë gjatë administratës suaj në mbikëqyrjen e depolitizimit të RTK-së dhe strukturave të saj menaxhuese pas dekadave të kontrollit shtetëror, përfshirë këtu edhe vendimet e fundit menaxheriale të marra nga Bordi”.
Ky progres thuhet se është pranuar edhe ndërkombëtarisht në raportet e BE-së dhe organeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
“Është jetike që ky përparim i arritur me vështirësi, i udhëhequr nga partia juaj, të mos minohet. Besojmë se për sa kohë që Gërvalla shërben si drejtor i televizionit, nuk do t’iu lejojë ju dhe partisë suaj që të vazhdoni depolitizimin dhe reformën në transmetuesin publik”, thuhet në letrën drejtuar Kurtit.
Ndërkaq, instituti ka sugjeruar që të organizohet proces i ri rekrutimi dhe emërimi për të siguruar që pozicioni të plotësohet nga një kandidat profesionist, pa lidhje me qeverinë apo ndonjë parti politike.
Po ashtu, instituti bashkë me organizatat e tjera kanë shprehur shqetësimin edhe për shkurtimin vjetor të financimit të vendosur për RTK-në nga qeveria.
Organizatat e përfshira në letër: Article 19 Europe, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Reporterët Pa Kufij./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova