LAJMI I FUNDIT:

Izraeli ndihmon Shqipërinë në betejën me sulmet kibernetike, nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në Tel Aviv

Izraeli ndihmon Shqipërinë në betejën me sulmet kibernetike, nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në Tel Aviv

Qeveria izraelite konkretizon angazhimin për të ndihmuar Shqipërinë, në përballjen me sulmet kibernetike dhe shtimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Vitin e shkuar ishte zëvendësministri i Jashtëm izraelit Idan Roll, i cili në një takim në Berlin me ministren e punëve të jashtme, Olta Xhaçka, ofroi të ndajmë njohuritë dhe përvojën e Izraelit, në mbrojtjen kibernetike.


Top Channel mëson se në Telaviv, Gaby Portnoy-Drejtor i përgjithshëm drejtoria kibernetike të Izraelit së bashku me Igli Tafën, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij memorandumi është forcimi kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë pas vendosjen në shënjestrën e hakerave të Iranin prej Korrikut të vitit të shkuar.

Memorandumi gjithashtu parashikon ndarjen e ndërsjellët të informacionit mes Izraelit dhe Shqipërisë.

Ky zhvillim vjen në ditën e dytë të një konferencë ndërkombëtare, që po mbahet në Telaviv ku fokusi është siguria kibernetike, një sfidë që duhet fituar duke i mësuar njerëzit sesi të mbrohen.

Siç edhe raportoi Erina Matraxhiu e dërguara e Top Channel në këtë konferencë, në Izrael ndërgjegjësimi nis me qytetarët e shkon deri në institucionet më të rëndësishme, qeveria, ushtria, spitalet etj.

Kryeministri Izraelit Benxhamin Netanjahu, përmes një videomesazhi drejtuar kësaj konference tha se për ta fituar betejën me sulmet kibernetike na duhet bashkëpunim me sektorin privat.

Ne theksoi kryeministri Izraelit, po ndërtojmë një shkollë për për shkencat kibernetike në Be’er Sheva ku do të studiojnë 20.000 studentë.

Në javën e sigurisë kibernetike të organizuar në Izrael zyrtarët po shpjegojnë konceptin se si Kupola me të cilën në Izraeli mbron çdo strukturë nga sulmet kibernetike, është hallka e fundit e një zinxhiri që nis me ndërgjegjësimin e çdokujt.

Në Izrael ekziston një linjë e veçantë shërbimi si urgjencat dhe policia ku çdo qytetar që dyshon se i është hakeruar, telefoni ose kompjuteri telefonon për të kërkuar ndihmë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori