LAJMI I FUNDIT:

ShBA rrit presionin për Asociacionin, kërkesa vlerësohet strikte

ShBA rrit presionin për Asociacionin, kërkesa vlerësohet strikte

Presioni ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe po vazhdon të rritet. Ditën e djeshme ishte i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke aluduar në kryeministrin Kurti, tha se një njeri nuk mund ta shmangë një detyrim ligjor. Në ndërkohë, analistët thonë që Kurti duhet të marrë hapa konkret karshi këtyre kërkesave.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë vizitës së tij në Beograd të premten bashkë me katër emisarët e tjerë dha mesazhe të qarta për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e Asociaicionit dhe se Kurti nuk ka nevojë të pajtohet me të.


Sipas njohësve të çështjeve politike gjithë kjo situatë është presion mbi Kosovën, andaj, ata thonë se Kurti duhet të ndërmarrë hapa.

“Kjo është kërkesë strikte e aleatëve tanë ndërkombëtarë prandaj sa më parë që Kurti të fillojë të punojë në draftimin e një Asociacioni, i cili është i padëmshëm për Kosovën. Kështu do ta kishte më të lehtë qeverisjen. Në të kundërtën, është e vështirë t’u bëjë ballë presioneve amerikane dhe evropiane”, ka thënë njohësi i cështjeve politike, Artan Muhaxhiri.

Por, për Arbnor Sadikun janë shpresëdhënëse deklaratat se në Kosovë nuk do të krijohet një Republika Srpska e re.

Sipas tij, themelimi i Asociacionit do t’i hapte rrugë Kosovës.

“Është një tip Asociacioni me të drejta afirmative që i jepet kompetenca në fushën e arsimit dhe disa sferave të tjera dhe kjo i mundëson Kosovës anëtarësimin ose hapjen e rrugës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare siç është NATO, Unioni Evropian, Këshilli i Evropës e UNESCO”, ka thënë Sadiku.

Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës në Serbi të premten, ndër të tjera tha se Asociacioni dhe propozimi franko-gjerman nuk lidhen me njëra-tjetrën. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori