Pas 20 ditësh bllokim të rrugëve që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, barrikadat u larguan më 29 dhjetor nga ata të cilët vetë i kishin vendosur barrikadat.
Heqja e barrikadave u mirëprit nga institucionet ndërkombëtare.
Kurti tha se ishte mirë që barrikadat u hoqën pa ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.
“Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato. Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën”, tha Kurti.
Mirëpo analistët në “RTV Dukagjini” kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me atë se kush i largoi barrikadat.
Analalisti Imer Mushkolja beson se ka pasur marrëveshje që soli në largimin e barrikadave. Kjo sipas tij vërehet edhe në deklaratat e Joseph Borrellit.
“Barrikadat i largoi marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Ka pasur negociata me ndihmën e SHBA dhe BE. Është arritur një marrëveshje që nuk është bërë publike se për çfarë është diskutuar, por duhet hapur se ka pasur marrëveshje”.
Mushkolaj thotë se padyshim edhe lirimi i Pantiqit ka qenë ndër arsyet që kanë çuar në largimin e barrikadave.
“Unë mendoj se është negociuar edhe me sistemin e drejtësisë dhe në masë të madhe është anashkaluar zoti Kurti. Mënyra si u ndryshua masa dhe reagimet që erdhën nga Kurti e LVV-ja lenë të nënkuptohet se Kurti u anashkaluar. Sistemi i drejtësisë në Kosovë bashkë me përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare kanë meritë në këtë zhbllokim”, deklaroi tutje Mushkolaj.
Juristi Bardhyl Hasanpapaj thotë se Qeveria ka dështuar në menaxhimin e paraburgimit të ish-policit Dejan Pantiq.
“Akuzat janë jokorrekte. Shërbimi Korrektues dhe Policia dështuan ta dërgojnë në paraburgim të arrestuarin. Qasja e Qeverisë me Gjyqësorin në këtë rast ishte katastrofale”.
Juristi thotë se nuk sheh ndonjë marrëveshje mes palëve për largimin e barrikadave.
“Vuçiq si hyri ashtu edhe doli nga barrikadat. Ai hyri me barrikada për qëllime më madhore por doli pa asnjë fitore. Unë e shoh se ai ka pësuar një humbje të madhe si politikan”.
Analisti Dibran Hoxha thotë se pas lirimit të Pantiqit për nga reagimi Kurti është dukur se i është futur “thika pas shpine”.
“Mbajtja e mëtejme e Pantiqit në paraburgim do të kishte prodhuar një tjetër konflikt potencial. Ne me sistemin tonë të sigurisë nuk do të kishim mundur të përballojmë situatën”.
Ish-deputeti Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Kosovës duhet të japë sqarime në lidhje me amnistimin e personave të cilët i kanë vendosur barrikadat.
Deklarata e ShBA-së dhe BE-së, ku thuhet se është arritur ujdi për aminstim e personave që kanë qëndruar prapa barrikadave në veri të Kosovës, është shqetësuese për analistin Visa Ymeri.
“Për mua pyetja kryesore është cilët janë ata liderë të cilët mund të sigurojnë që nuk do të ketë ndjekje penale për qytetarët e Kosovës të cilët e kanë thyer ligjin. Kush janë ata që mund të japin amnesti kokë në vete, sepse ajo mund te jepet me ligj”, ka thënë ai.
Analisti Astrit Gashi thotë se barrikadat nuk i hoqën as KFOR-i e as Policia e Kosovës të cilët ishin zotuar se do të bëjnë një gjë të tillë.
“Barrikadat për mua i largoi një vendim i gjyqësorit i cili për dërgimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiqit. Ky vendim përputhej me vendimin e kërkuar politikisht. Ndërlidhja mund të jetë e tillë, apo mund të kenë ndërhyrë ndërkombëtarët. I është kërkuar edhe kryeministrit ky vendim, por ai ka thënë se nuk përzihet në drejtësi. Ky vendim i drejtësisë ka plotësuar edhe kërkesat e Serbisë. Nuk e dimë nëse është fitore apo humbje për Kosovën. Fitore mund të kishte qenë nëse barrikadat do t’i largonte Policia e Kosovës”, deklaroi tutje Gashi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje