LAJMI I FUNDIT:

Fluturime për në ‘Kosovën serbe’ dhe ‘Kievin rus’ – vazhdojnë falsifikimet e qëllimshme serbe

Fluturime për në ‘Kosovën serbe’ dhe ‘Kievin rus’ – vazhdojnë falsifikimet e qëllimshme serbe

Në fotografinë e një tabele fluturimesh në Aeroportin e Beogradit jepen si destinacione “Kiev Rusi” dhe “Kosovo Serbia”. Sa e vërtetë është kjo fotografi? Një verifikim faktesh.

Fotografia që pretendohet se është bërë në Aeroportin e Beogradit është klikuar qindra-mijëra herë në mediat sociale. Por sipas hulumtimit të Deutsche Welles, ajo është e falsifikuar.

Fluturimi i pretenduar që ka si destinacion “Kosovo Serbia” duket se është provokim i qëllimshëm. Kosova nuk është qytet, por shtet dhe në tabelat e aeroporteve zakonisht nuk shënohet emri i shtetit, por i qytetit ku mbërrin avioni. Po ashtu, Kuvendi i Kosovës shpalli në vitin 2008 pavarësinë, edhe pse Serbia, Rusia dhe Kina, apo pesë vende të BE-së nuk e njohin atë. Edhe Kievi është kryeqyteti i Ukrainës dhe jo qytet në Rusi.


Po ashtu, nëse e shohim më me kujdes fotografinë, bien në sy falsifikime të tjera. Në anën e majtë, për shembull, në rastin e fluturimeve të supozuara për në Kiev dhe Kosovë janë flamujt e shteteve në vend të logove të linjave ajrore, si në rastin e fluturimeve të tjera.

Numrat e fluturimeve dëshmojnë për manipulimin

Sipas hulumtimit edhe numrat e fluturimit tregojnë se fotografia është e falsifikuar. Numri i fluturimit është një numër identifikimi që specifikon një fluturim të një kompanie ajrore të caktuar. Shkronjat janë shkurtesa e linjës ajrore, kurse numrat lidhen me informacione në lidhje me fluturimin, vendin dhe kohën e nisjes dhe destinacionin.

Kështu fluturimi i pretenduar për në Kosovë me numër W6 4051 është sipas “My Flight Right” numri identifikues i një fluturim të Wizz Airnga Beogradi në Basel-Muhlhouse-Freiburg (MLH).

Edhe fluturimi për Kiev tregon se fotografia është e manipuluar. I pyetur nga DW një zëdhënës i Air Serbia konfirmoi se fluturimi JU600 i përket lidhjes Beograd-Vjenë dhe se Air Serbia nuk fluturon për në Kiev.

Tabela e fluturimeve provë tjetër për manipulimin

Edhe tabela e fotografuar nuk është në aeroportin e Beogradit. I pyetur nga DW një zëdhënës i Aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd sqaroi se tabelat dhe ekranet e fluturimeve në këtë aeroport janë ndryshe nga ajo që shihet në fotografi.

Aeroporti i Beogradit dërgoi si provë edhe fotografi të tabelave aktuale të ekraneve të fluturimeve.

Në cepin e sipërm djathtas të këtyre fotografive duket edhe logoja “Vinci Airports”. Vinci Airports është një operator privat aeroportesh, i cili manaxhon edhe aeroportin e Beogradit. /Deutsche Welle/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori