LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet mesazhi emocionues si fëmijë i Enzo Fernandezit drejt Leo Messit, tani gjashtë vite më vonë fituan së bashku Kupën e Botës

Zbulohet mesazhi emocionues si fëmijë i Enzo Fernandezit drejt Leo Messit, tani gjashtë vite më vonë fituan së bashku Kupën e Botës

Enzo Fernandez ka qenë zbulimi i Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’ falë paraqitjes fantastike me Përfaqësuesen e Argjentinës.

Mesfushori i talentuar shkëlqeu në Kupën e Botës duke shënuar një gol e duke dhuruar një asistim, por ishte fantastik edhe në repartin defensivë.


21-vjeçari ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje në total me Argjentinën dhe ai ka filluar të bëhej menjëherë i rëndësishëm te kampioni i botës.

Megjithatë tani është zbuluar një status i Enzos gjashtë vite më parë si 15-vjeçar drejtuar kapitenit të tij Lionel Messi i cili kishte vendosur të largohej nga Argjentina.

Tanimë mediat argjentinase e kanë rikthyer letrën e një fëmije (Enzo) me ëndrra të mëdha që i lutej Messit mos të largohej nga Kombëtarja, duke i thënë se ta shihte atë me fanellën e Argjentinës është krenaria e tij më e madhe.

“Si mund të të bindim për të vazhduar nëse ne jemi një katastrofë? Si mund të të bindim në momentin që në jetën tonë nuk kemi provuar as edhe 1% të presionit që ti ke? E di se kur zgjohesh në mëngjes dhe shihesh në pasqyrë, ndjen presionin e të gjithë kombit. Ata kërkojnë dhe presin që të bësh gjithçka në mënyrë perfekte dhe duket gati qesharake fakti që kërkojnë nga ty gjithçka”.

“Si mund të bindim të qëndrosh në momentin që nuk e kuptojmë se je një qënie njerëzore si të gjithë, sigurisht ke një talent që askush tjetër nuk mund ta ketë, lojtari më i mirë në planet, por në fund je sërish një human. Si mund të të bindim të qëndrosh kur nuk kuptojmë se nuk je t’i përgjegjës për inatin që shkakton një disfatë?”

“Le të provojmë dhe t’i kërkojmë vetes vetëm 1% nga ajo që i kërkojmë Messit. Si mund të të bindim të qëndrosh, kur t’i mund të ishe duke pushuar në plazh, por sërish je duke luajtur për kombëtaren. Megjithatë, sërish të vendosin në dyshim nëse vrapon sa duhet apo nëse këndon himnin. Lionel bëj çfarë të duash, por të lutem qëndro. Por, bëjë këtë që të argëtohesh sepse njerëzit kërkojnë të ta marrin këtë. Është një botë që ka një presion qesharak, dhe kërkojnë të të marrin gjënë më të rëndësishme në një lojë. Argëtimin”.

“Të shoh ty me fanellën e kombëtares është krenaria më e madhe, luaj për t’u argëtuar sepse kur t’i argëtohesh, nuk e ke idenë sa shumë argëtohemi edhe ne. Faleminderit dhe më vjen keq”, përfundon letrën dedikuar Messit, Enzo Fernandez kur ishte vetëm 15-vjeç.

Gjashtë vite më vonë, ai dhe idhulli i tij më i madh janë bashkë Kampionë të Botë dhe që të dy si Leo ashtu edhe Enzo kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm së bashku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori