WhatsApp bëhet me opsionin “view once” për mesazhet, nuk mund të bëhet “screenshot”
WhatsApp aktualisht po zhvillon edhe një funksion tjetër të sigurisë, e bëhet fjalë për mesazhet.
Në nëntor të vitit 2020, WhatsApp futi në përdorim funksionin e domosdoshëm për privatësi të quajtur Dissappearing messages, përkatësisht mesazhet që zhduken i cili në fillim ishte i qasshëm vetëm në një opsion, përkatësisht pas 7 ditëve shlyheshin, por më vonë janë vënë opsione shtesë që mundësojnë zhdukjen e mesazheve pas 24 orëve, transmeton Telegrafi.
WhatsApp tani po punon për një version ekstrem të “mesazheve që zhduken”, të cilat do të lexohen/shikohen vetëm një herë para se të zhduken si për personin që i merr ashtu edhe për atë që i dërgon.
Opsioni më i fundit është pjesë e WhatsApp beta për Android, pra versioni 2.22.25.20. Kur një përdorues dërgon një mesazh të tillë, marrësi nuk do të jetë në gjendje ta ndajë ose ta përcjellë atë.
Duhet të theksohet se WhatsApp tashmë e ka këtë veçori për foto dhe klipe, por tani po shtrihet edhe për mesazhet me tekst.
Kur një përdorues dërgon një foto ose video një herë për të parë (view-once), marrësi nuk mund të bëjë një screenshot. E njëjta gjë pritet të zbatohet edhe në rastin e mesazheve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
6G punon 500 herë më shpejt se telefonat mesatarë 5G
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Gjeneruesi i imazheve përmes inteligjencës artificiale, MidJourney ka publikuar versionin më të ri 6.0 - i mahnitshëm
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Qeni robot bëhet me gëzof
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City