LAJMI I FUNDIT:

Rrëshqitja e dheut ka përfshirë një autostradë në Brazil – raportohet për dy të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Rrëshqitja e dheut ka përfshirë një autostradë në Brazil – raportohet për dy të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Një rrëshqitje dheu në një autostradë në Brazilin jugor ka vrarë të paktën dy persona dhe ka lënë dhjetëra të zhdukur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një përrua balte ra në autostradën BR-376 në shtetin e Paraná, duke goditur të paktën 16 automjete, thanë autoritetet.


Punonjësit e shpëtimit në vendngjarje thanë se moti i keq dhe lokacioni i largët po ndërlikonin përpjekjet e kërkimit.

Ndërsa autoritetet lokale thanë në një konferencë për shtyp se 30 deri në 50 persona mund të rezultojnë të zhdukur.

Shërbimet e urgjencës kanë lokalizuar gjashtë të mbijetuar, përfshirë kryetarin e bashkisë së qytetit bregdetar të Guaratuba, Roberto Justus.

Në një video të postuar në mediat sociale, Justus tha se ishte “i gjallë me vullnetin e Zotit”, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

“Ishte e tmerrshme”, citohet të ketë thënë ai. “Mali sapo ra mbi ne. Ai fshiu çdo makinë të fundit”.

Pamjet ajrore të publikuara nga shërbimet e urgjencës tregojnë dëmet e shkaktuara nga rrëshqitja e dheut mbrëmjen e së hënës, e cila mori me vete një pjesë të autostradës dhe automjetet në të.

Atje ka shqetësime se mund të ketë rrëshqitje të mëtejshme dheu me shërbimin kombëtar të motit INMET që lëshoi paralajmërime për shi të dendur për shumë shtete në Brazil. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Polici ndaloi veturën për shkelje në Kaliforni - kur pa pasagjerin, iu desh menjëherë të reagonte

Polici ndaloi veturën për shkelje në Kaliforni - kur pa pasagjerin, iu desh menjëherë të reagonte

Amerika
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori