Pas Prishtinës, Festivali Ndërkombëtar i Filmit PriFest ka nisur edhe në Tiranë.
Në natën e hapjes, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, tha se një nga arsyet e mbajtjes së këtij festivali ishte për të kujtuar themeluesen e tij, Vjosa Berishën, e cila ndërroi jetë në muajin qershor.
“Një nga arsyet për të pasur një edicion festivali, ishte patjetër për të kujtuar Vjosën, shoqen time dhe tonën, një njeri që ka lëne gjurmë me art, me njerëzit që dashuroi dhe frymës që përçoi në komunitetin tonë. Ajo ka qenë, siç e ka pasur emrin, Vjosë. Pra një lumë i rrëmbyer, i destinuar që të marrë përpara gjithë pengesat”, u shpreh ai.
“Besoj se është nga të rrallat herë kur një njeri i qëndron vërtetë emrit të vet. Jam shumë i lumtur që për nder të Vjosës, t’i bëjmë edhe një nder Kosovës. Kemi një mundësi që ta trajtojmë marrëdhënien dhe raportin special qe kemi me Prishtinën, me Kosovën, jo si një nga 52 javët e vitit, por të mundohemi që në çdo javë te kemi ne Tirane shijen e Kosovës”, vazhdoi Veliaj.
Një fjalim u mbajt edhe nga bashkëshorti i të ndjerëa, producenti Fatos Berisha, që shtoi se PriFest vjen për herë të dytë në Tiranë.
“Më vjen mirë që jemi këtu si PriFest. Unë jam këtu shumë shpesh si shok i Albanit, por si “PriFest” është hera e dytë. Tani po vijmë për të festuar, po vijmë dhe për të kujtuar një anë të Vjosës, që e ka sjellë një pjesë të vogël të Prishtinës në Tiranë, ose një pjesë të vogël të festivalit të filmit të Prishtinës në Tiranë. Filmat që do të shikoni janë fituesit e edicionit të sivjetshëm, që e kemi pasur në shtator. Jam shumë i lumtur që këtu janë bashkë-kineastë dhe miq nga Tirana, nga Prishtina, nga Kosova, nga Shqipëria. Festivali e ka këtë mision të krijojë miqësi të reja, por dhe të mbajmë ato të vjetrat. Një ndër miqtë e festivalit, por edhe të Vjosës, ka qenë dhe është Erion Veliaj, i cili mundësoi që sot ne të jemi këtu, jo vetëm sot, edhe nesër e pasnesër”, deklaroi Berisha.
Kujtojmë që aktorja Rina Krasniqi fitoi dy çmime në Prishtinë, për ‘Aktori më i mirë’ dhe ‘Aktorja më e mirë’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre
“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak