LAJMI I FUNDIT:

Dy ndeshje moslojë për Di Marian, suspendim për Mourinhon, 15 mijë euro gjobë për Milanin – dënimet për javën e shtatë të Serie A

Dy ndeshje moslojë për Di Marian, suspendim për Mourinhon, 15 mijë euro gjobë për Milanin – dënimet për javën e shtatë të Serie A
(Foto: Screenshot/Twitter/B/R Football)

Angel Di Maria është pezulluar për dy ndeshje për ‘sjellje’ të dhunshme në ndeshjen ndërmjet Monzas dhe Juventusit.

Anësori argjentinas e goditi me bërryl mbrojtësin kundërshtar, Armando Izzo, në fund të pjesës së parë në takimin në në U-Power Stadium të dielën, të cilin Zonja e Vjetër e humbi me rezultat 1-0.


Ai u ndëshkua me karton të kuq për këtë veprim dhe tani Komisioni Disiplinor i Lega Serie A i ka bërë të ditura vendimet për javën e shtatë në kampionatin italian.

Di Maria është suspenduar për dy ndeshje, ashtu që nuk do të luajë ndaj Bolognas dhe Milanit.

Di Maria mund të pezullohet deri në tri ndeshje moslojë
Lexo po ashtu Di Maria mund të pezullohet deri në tri ndeshje moslojë

Nga ndeshjet tjera, trajneri i Romës, Jose Mourinho, është pezulluar me një ndeshje për shkak të kartonit të kuq nga reagimi i tij në sfidën ndaj Atalantas.

Në këtë mënyrë, nuk do t’i drejtojë Giallorossët në sfidën ndaj ish-klubit të tij, Inter. Në anën tjetër, në atë ndeshje, Nerazzurrëve do t’u mungojë Marcelo Brozovic, i cili i ka grumbulluar pesë kartonë të verdhë.

Hyrja në fushë e Mourinhos që u ndëshkua me të kuq dhe do të mungojë ndaj Interit
Lexo po ashtu Hyrja në fushë e Mourinhos që u ndëshkua me të kuq dhe do të mungojë ndaj Interit

Trajneri i Lazio, Maurizio Sarri, është suspenduar për një lojë, kurse Milani është gjobitur me 15.000 euro për brohoritje dhe “diskriminim territorial” të tifozëve të klubit ndaj Napolit.

Në anën tjetër, Cremonese, Inter dhe Udinese, janë marrë gjoba më të vogla për hedhje të gjësendeve në fushë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori