Aktorja e njohur, Ana de Armas ka pohuar se shpirti i të ndjerës, Marilyn Monroe ishte në xhirimet e filmit “Blonde”, në të cilin ajo portretizon ikonën e filmave klasik.
Aktorja, 34 vjeçe, është vetëm dy vjet më e re se në moshën që vdiq ylli i “Seven Year Itch” nga një mbidozë droge në vitin 1962.
Në një konferencë për shtyp të enjten (8 shtator) në Festivalin e Filmit në Venecia, Ana u tha gazetarëve se ndjeu praninë e Marilyn gjatë xhirimeve të historisë së sajuar të jetës së saj, duke këmbëngulur se shpirti i saj do t’i tregonte nëse ishte e lumtur apo e pakënaqur me mënyrën se si po shkonin gjërat, sipas Reuters.
“Ajo ishte gjithçka për të cilën mendoja, ajo ishte gjithçka që ëndërroja. Ajo ishte gjithçka për të cilën mund të flisja. Ajo ishte me mua. Dhe ishte e bukur. Unë mendoj se ajo ishte e lumtur”, tha Ana.
“Unë me të vërtetë besoj se ajo ishte shumë afër nesh. Ajo ishte me ne. Ajo gjithashtu hidhte gjërat nga muri ndonjëherë dhe tërbohej nëse nuk i pëlqente diçka. Ndoshta kjo tingëllon shumë mistike, por është e vërtetë. Të gjithë e kemi ndjerë”, u shpreh tutje aktorja e “Knives Out”.
Regjisori Andrew Dominik vendosi të nisë xhirimet e projektit më 4 gusht, në përvjetorin e vdekjes së legjendës së ekranit, shkruan DailyMail.
Skenat u filmuan gjithashtu në apartamentin që Norma Jeane Baker (emri i vërtetë i Marilyn) ndante me nënën e saj të sëmurë mendore dhe në dhomën ku vdiq ajo.
Filmi nuk është një biografi tradicionale, dhe në vend të kësaj bazohet në romanin me të njëjtin emër nga “Joyce Carol Oates”.
Ai detajon jo vetëm karrierën e Marilynit, por edhe marrëdhëniet e saj me burrat, duke përfshirë tre burrat e saj dhe presidentin John F. Kennedy.
Ana, e cila ka lindur në Kubë dhe flet me theks, punësoi një trajner zëri për ta ndihmuar me mënyrën e të folurit të frymëzuar të Monroe.
Pavarësisht dallimeve kulturore, regjisori tha se e dinte që Ana ishte personi i duhur për rolin pasi e pa atë në filmin “Knock Knock”.
“E dija që ishte ajo sapo e pashë në TV. Është pak si kur bie në dashuri me shikim të parë, kur njeriu i duhur kalon nga dera, ti e di këtë”, tha ai.
Variety e ka quajtur performancën e Anës si një “shkëlqim dhe imagjinatë, sinqeritet dhe zemërthyerje që të lë pa frymë”.
Brad Pitt shërbeu si producent në projekt. Julianne Nicholson dhe Adrian Brody luajnë gjithashtu në dramën, e cila do të debutojë në Netflix më 16 shtator. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje