Rastet kur një deputet i opozitës aderon në partinë, e cila qeveris me vendin, janë të shpeshta në Kosovë, por jo edhe aq kur ndodh e kundërta.
Pas shumë zërave se deputetja e Listës “Guxo” do të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, një gjë e tilla u zyrtarizua këtë të enjte nga kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Teksa i uroi mirëseardhje, ai pati edhe disa lëvdata për Kica-Xhelilin, duke e quajtur politikane aktive e profesioniste të shquar.
“Mirësevjen Doarsë! Sot, Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu bashkua deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili. Si politikane aktive e profesioniste e shquar, ardhja e saj në LDK është vlerë. Për këtë jemi të lumtur të gjithë”, shkroi mes tjerash Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.
Për deputeten Kica-Xhelili e cila njihet si zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës, edhe më parë është raportuar se ka pakënaqësi me subjektin Lista “Guxo”, e cila bashkëkryetarë tashmë ka Donika Gërvallën, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Faton Pecin, ministër i Bujqësisë.
Se koalicioni Lëvizja Vetëvendosje – Lista “Guxo” nuk është stabil është thënë disa herë nga politikanët opozitarë, por që liderët e pushtetit vazhdimisht i mohonin duke i quajtur spekulime.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, më 27 korrik të këtij viti ka paralajmëruar se Qeveria Kurti mund të bie në shtator dhe se tetë deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK.
“Në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2″, ka deklaruar Gashi në emision “Debat Plus”, duke thënë se koha e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një qeverisje komode ka skaduar.
“Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime. Janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në Grupin Parlamentar të LDK-së”, ka shtuar ai.
Këto deklarata i ka quajtur spekulative dhe të paqëndrueshme shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, derisa ka thënë se “Qeveria nuk do të rrëzohet”.
Ajo madje i ka propozuar Gashit që të bëhet zëdhënës i Vetëvendosjes, pasi sic ka thënë, është i obsesionuar me Grupit Parlamentar të kësaj partie.
“Duket se z. Gashi e ka një obsesionim me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Unë i kam propozuar që nëse është i interesuar mund të marrë pozitë të përfaqësuesit të grupit në kuptimin e zëdhënësit sepse merret vazhdimisht me komente se çfarë ndodh brenda në grup. Deklaratat e tij janë absolutisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme”, ka thënë ajo në një intervistë në RTV21.
Nuk dihet nëse deklaratat e Gashit janë spekulative apo paralajmërim i asaj që pritet të ndodhë, megjithatë është e qartë se ka disa deputetë brenda koalicionit qeverisës të cilët janë të pakënaqur.
Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, në nëntor të vitit të kaluar ka konfirmuar se ka pakënaqësi me partinë e tij. Ndonëse nuk ka dhënë më shumë detaje, në Facebook ka shkruar se të gjitha arsyet i ka adresuar të lidershipi.
“Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka disa faktorë që më ka shtyrë të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë. Ju faleminderit për mirëkuptim për mospjesëmarrjen sot”, ka shkruar Abazi.
Pakënaqësi të mëdha ka shprehur edhe deputeti tjetër i LVV-së, Fatmir Humolli, i cili veç tjerash ka paralajmëruar edhe rrëzim të Qeverisë Kurti, nëse nuk ndryshon qasje.
“Nëse vazhdon kjo ngathtësi e Qeverisë për të përmbushur zotimet elektorale, duhet të bëhen ndryshime qeveritare. Unë për vete pa këto ndryshime nuk mund të qëndroj brenda grupit të LVV-së, pasi nuk po realizohen asnjëra nga kërkesat e mia personale për çfarë unë jam futur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista “Guxo” me largimin e Doarsa Kica-Xhelilit tashmë kanë 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A