LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Lufta ndaj ilegaliteteve që cenojnë jetën e qytetarëve nuk ka alternativë

Sveçla: Lufta ndaj ilegaliteteve që cenojnë jetën e qytetarëve nuk ka alternativë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke numëruar aksionet e Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme, përfshirë operacionin në Shtërpcë, ka thënë se “lufta jonë ndaj ilegaliteteve që cenojnë jetën e qytetarëve tanë nuk ka alternativë”.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “dita e sotme shënohet me plot suksese në zbatimin e ligjit dhe me plot dëshpërim për shkelësit e tij”.


“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë ka sekuestruar sot kamerat e vendosura dhe të kontrolluara ilegalisht nga strukturat paralele në Komunën e Shtërpcës, si dhe janë sekuestruar pajisje dhe dosje të ndryshme të tyre”, ka shkruar Sveçla, transmeton Telegrafi.

Më tej Sveçla ka thënë se “Dogana e Kosovës bashkë me njësitet policore kufitare po ashtu sot kanë konfiskuar mbi 6 ton mallra të kontrabanduara nga Serbia”.

“Njësitet policore të antidrogës kanë përfunduar me sukses operacionin në Ivajë të Kaçanikut me ç’rast janë konfiskuar mbi 5 kilogramë marihuanë dhe pajisje për mbjelljen dhe kultivimin e substancës narkotike”, ka shkruar ai.

“Po ashtu, në Zveçan, Policia ka konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në vlerë prej 55 mijë euro dhe substancë narkotike të llojit marihuanë”.

Ministri Sveçla ka thënë se “lufta jonë ndaj ilegaliteteve që cënojnë jetën e qytetarëve tanë nuk ka alternativë. Dita e sotme shënohet me plot suksese në zbatimin e ligjit dhe me plot dëshpërim për shkelësit e tij”.

​Përfundon aksioni policor në Shtërpcë - krejt çka u sekuestrua
Lexo po ashtu ​Përfundon aksioni policor në Shtërpcë - krejt çka u sekuestrua

Policia e Kosovës sot ka zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e katër lokacioneve në Shtërpcë dhe largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Prokurori Rasim Maloku tha për Telegrafin se po zbatohet një urdhëresë e Gjykatës si dhe po bastisen pesë lokacione që i kontrollojnë strukturat ilegale.

Dogana e Kosovës sot ka  njoftuar se njësitet e anti-kontrabandës kanë parandaluar në kuadër të planit operativ kanë arritur që të identifikojnë edhe rastin e pestë, respektivisht edhe një automjet që transportonte mallra të kontrabanduara në veri të vendit.

Po sot Dogana e Kosovës njofton se njësitet e anti-kontrabandës kanë parandaluar katër raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës.

Sipas njoftimit, zyrtarët kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit.

Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori