LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qeveria ta tërheqë menjëherë Projektligjin për Byronë, ka të meta serioze

Krasniqi: Qeveria ta tërheqë menjëherë Projektligjin për Byronë, ka të meta serioze

Drejtori i programeve në organizatën joqeveritare “Demokracia Plus”, Albert Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjëherë ta tërheqë nga Kuvendi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kjo pasi siç ka thënë, Komisioni i Venecias ka konstatuar të meta serioze në këtë Projektligj, “të cilat i kishim ngritur me kohë”.

“Në raportin e publikuar bëhet thirrje që të rishqyrtohet në tërësi nevoja për themelimin e këtij organi. Vihen dyshime që më shumë do të ndërlikonte të gjithë sistemin, sesa që do të mundësonte luftimin efektiv të korrupsionit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.


Miftaraj, ministres Haxhiu: Komisioni i Venecias tha se propozimi i Qeverisë për Byronë ka të meta të mëdha
Lexo po ashtu Miftaraj, ministres Haxhiu: Komisioni i Venecias tha se propozimi i Qeverisë për Byronë ka të meta të mëdha

Tutje, ai ka shtuar se nëse do të miratohej ky Projektligj, do të përbënte rrezik për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut të garantuara me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e vendit.

“Byroja nuk do të kishte as pavarësi në punën e saj dhe do të ishte tejet e ekspozuar ndaj ndikimeve të politikës. Me fjalë të tjera, do të ishte një mekanizëm i rrezikshëm në duart e partive në pushtet për të shantazhuar dhe linçuar kundërshtarët politik”.

“Qeveria duhet ta tërheq menjëherë këtë projektligj nga Kuvendi, për t’i adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, Ministria e Drejtësisë duhet të angazhojë ekspertët më të mirë, “jo të atillë që mendjen e kanë tek ‘pitja’, e cilësinë e ligjeve e krahasojnë me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi”.

“Lufta kundër korrupsionit nuk duhet të keqpërdoret për qëllime të ulëta politike. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë qëllim në vete!”, ka përfunduar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori