LAJMI I FUNDIT:

Përleshja në gjykimin për krime lufte ndaj ish-komandantit “Molla e Kuqe” – pesë persona ndalohen për 48 orë

Përleshja në gjykimin për krime lufte ndaj ish-komandantit “Molla e Kuqe” – pesë persona ndalohen për 48 orë

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë për shkak të përleshjes fizike në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prizren.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.


Gjykata Themelore në Prizren më herët njoftoi se derisa po mbahej seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i akuzuar për krime lufte, pak para orës 12:00, saktësisht derisa po dëgjohej një dëshmitar, ka filluar një incident në mes të pranishmëve në sallë të gjykimit.

Remzi Shala "Molla e Kuqe", dënohet me 14 vjet burg
Lexo po ashtu Remzi Shala "Molla e Kuqe", dënohet me 14 vjet burg

Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, gjatë seancë së sotme në Gjykatën Themelore të Prizrenit ka sulmuar me shishe palën e dëmtuar.

Në sallë të gjykatës kanë qenë të pranishëm të dëmtuarit dhe familjarë të tyre, i akuzuari nën përcjellje të gardianëve të burgut si dhe familjarë të tij të afërt.

Gjykata i ka ofruar bashkëpunim Policisë, objekti i Gjykatës është i pajisur me kamera të sigurisë, në sallë dhe korridore të Gjykatës, të cilat do t’i shërbejnë Policisë së Kosovës për procedurën hetimore, për më tepër Gjykata do të pres raportin final pas procedurës hetimore nga ana e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori