LAJMI I FUNDIT:

Fiorentina fiton ndaj Romës dhe rrit gjasat për Ligën e Evropës

Fiorentina fiton ndaj Romës dhe rrit gjasat për Ligën e Evropës
(Foto: Twitter/ACF Fiorentina)

Fiorentina ka regjistrua fitore komode përballë Romës (2-0) në sfidën e vlefshme për javën e 36-të në Serie A që u zhvillua në stadiumin Artemio Franchi.

Rezultati u zhbllokua pas pesë minutash lojë, kur Nicolas Gonzalez e konvertoi në gol një penallti të akorduar në favor të vendasve.


Nuk zgjati shumë dhe erdhi goli i dytë i Violas me autor Giacomo Bonaventuran, i cili krijoi hapësirë dhe goditi me të majtën (11’).

(Foto: Twitter/ACF Fiorentina)

Bonaventura e futi topin në rrjetë edhe në minutën e 25-të, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Edhe në gjysmën e dytë, nikoqirët vazhduan të kishin raste, megjithatë nuk u realizuan gola të tjerë.

Falë kësaj fitoreje, Fiorentina është ngritur në kuotën e 59 pikëve dhe mban vendin e shtatë (që çon në Ligën e Konferencës) me pikë të barabarta me Romën që ndodhet një pozitë më lartë (që dërgon në Ligën e Evropës). Pikë të njëjta ka edhe Atalanta që mban vendin e tetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori