LAJMI I FUNDIT:

Celine Dion flet për gjendjen e saj shëndetësore: Shërimi është i ngadaltë

Celine Dion flet për gjendjen e saj shëndetësore: Shërimi është i ngadaltë
(Foto: Instagram/celinedion)

Celine Dion ka bërë të ditur se ende po lufton me ngërçet e muskujve dhe se rikuperimi i saj nuk po shkon ashtu siç priste. Për shkak të problemeve shëndetësore, asaj iu desh t’i shtynte koncertet nëpër Evropë.

“Më vjen keq që duhet ta ndryshojmë edhe një herë turneun tonë të planifikuar në Evropë. Së pari na u desh të shtynim koncertet për shkak të pandemisë, dhe tani duhet të shtyjmë disa për shkak të problemeve të mia shëndetësore. Fatkeqësisht, disa do të më duhet t’i anuloj”, ka thënë ajo në një video të postuar në Instagram.

Lajmi i mirë është se këngëtarja ndihet pakëz më mirë, mirëpo situata është ende e rëndë.


View this post on Instagram

A post shared by Céline Dion (@celinedion)

“Shërimi është e ngadaltë dhe më frustron. Kam marrë ilaçe, por kam ende ngërçe. Rikuperimi zgjat shumë më shumë nga sa prisja. Më duhet të jem në top formë kur të rikthehem në skenë. Mezi pres kjo do të ndodhë, por kam një rrugë të gjatë për të bërë…”, ka shtuar tutje.

Celine Dion anulon turneun në Amerikën e Veriut për arsye shëndetësore
Lexo po ashtu Celine Dion anulon turneun në Amerikën e Veriut për arsye shëndetësore

Autorja e shumë hiteve ka theksuar se është e pikëlluar për këtë lajm, pasi e di që publiku i ka pritur prej kohësh koncertet e saj. Ajo i falënderoi për mbështetjen e tyre.

“Po bëj maksimumin që të kem mundësi të mbaj koncerte të mira, sepse ju i keni merituar”, ka përfunduar Dion.

Sipas informacioneve aktuale, turneu do të nisë në shkurt të vitit të ardhshëm. Koncertet zgjasin deri në prill, kur Celine do të bëjë një pushim. 54-vjeçarja do të performojë sërish nga gushti deri në tetor. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Céline Dion (@celinedion)

Në trend Magazina

Më shumë
Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?

Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?

Magazina
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Magazina
Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun

Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun

Magazina
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Magazina
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori