LAJMI I FUNDIT:

Çështja e impianteve të mbetjeve urbane, gjykata lë në burg ish-ministrin Lefter Koka

Çështja e impianteve të mbetjeve urbane, gjykata lë në burg ish-ministrin Lefter Koka

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg për ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i përfshirë në çështjen e impianteve të mbetjeve urbane, të njohur si inceneratorët.

Ish-ministri po hetohet për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, lidhur inceneratorin e Elbasanit.


Këtë të premte, Koka ka dalë para gjykatës për një seancë ku Prokuroria e Posaçme SPAK informoi mbi hetimet e kryera.

Rama dëshmon për rreth 10 orë për impiantet e plehrave, hedh poshtë akuzat e opozitës për korrupsion
Lexo po ashtu Rama dëshmon për rreth 10 orë për impiantet e plehrave, hedh poshtë akuzat e opozitës për korrupsion

Përmes avokatit, ish-ministri ka pretenduar se nuk ka shpërdoruar detyrën dhe ka kërkuar zbutje të masës arrest në burg, por gjykata ka vendosur të vijojë me të njëjtën masë. /Telegrafi/