Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se mungesa e përvojës dhe konspiracionet kanë vonuar përgjigjen e duhur para dy muajsh e cila po shkakton këtë terr që e kemi sot.
Sipas tij, një pasojë negative e madhe e të cilën do ta paguajmë më vonë është kostoja që ne do ta paguajmë për humbjet e KEDS dhe bizneseve.
“Qeveria u mundua dje që përmes vendimit për masa 60 ditore të mbrohet nga paditë me letra por pak do të ndihmojnë. Jashta storieve të privatizimit, sabotimeve në KEK etj, fakti është që krejt këto relacione janë të kontraktuara në letra, të mbrojtura me arbitrazhe. Pasi ta kalojmë terrin do ta kuptojmë që paditë janë të pashmangshme dhe kjo do të na kushtojë ndoshta edhe qindra miliona”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Jemi të prirur për të besuar konspiracionet më shumë se sa shpjegimet e thjeshta.
Nuk është hera e parë që prishen blloqet e KEK dhe natyrisht nuk jemi nga dje me KEDS. Është vetëm hera e parë që kriza energjetike është më e thellë, dhe hera e parë që VV dhe ministrat e sotëm ballafaqohen me problematikë të tillë. Mungesa e përvojës dhe konspiracionet kanë vonuar përgjigjen e duhur para dy muajsh e cila po shkakton këtë terr që e kemi sot.
Një pasojë negative e madhe e të cilën do ta paguajmë më vonë është kostoja që ne do ta paguajmë për humbjet e KEDS dhe bizneseve.
Në një treg të rregulluar ku ne ja caktojmë çmimin KEDS për derisa tregu botëror shënon rritje të çmimit do të thotë se ne kemi detyruar KEDS të punojë me humbje.
Po ashtu KEK nuk ka furnizuar sasinë e garantuar me kontratë për KEDS që do të thotë se humbja e KEDS është edhe më e madhe.
Shtoja kësaj kontratat e bizneseve prodhuese që kanë me KEDS që tashmë kanë humbur milionat dhe numri është alarmues.
Qeveria u mundua dje që përmes vendimit për masa 60 ditore të mbrohet nga paditë me letra por pak do të ndihmojnë.
Jashta storieve të privatizimit, sabotimeve në KEK etj, fakti është që krejt këto relacione janë të kontraktuara në letra, të mbrojtura me arbitrazhe.
Pasi ta kalojmë terrin do ta kuptojmë që paditë janë të pashmangshme dhe kjo do të na kushtojë ndoshta edhe qindra miliona.
Për neve për shkak të kësaj rryma është shtrenjtuar disa herë më shumë se sa në regjion e Evropë.
Siguria energjetike tashmë është edhe më e ulët. Ne refuzuam gasin, por pas një viti nuk do të jemi as me ajër më të pastër, as me më shumë rrymë, dhe goxha më të shtrenjtë e edhe më të varur nga Serbia.
Si duket më me rëndësi është inati ndaj njëri tjetrit se sa interesi i shtetit tonë. Batanija është pasoja më e vogël e kësaj krize. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025