LAJMI I FUNDIT:

Nagavci në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve: Jemi të përkushtuar që të kemi shkolla cilësore e të sigurta

Nagavci në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve: Jemi të përkushtuar që të kemi shkolla cilësore e të sigurta

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve ka thënë se të gjithë fëmijët duhet të edukohen, arsimohen e zhvillohen.

Ajo përmes një video-mesazhi ka thënë se janë të përkushtuar të ketë shkolla cilësore e të sigurta për të gjithë.


Nagavci u shpreh se nga viti në vit po zvogëlohet numri i braktisjes së mësimit.

“Jemi në prag të 20 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Në kuadër të fushatës nacionale për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve po e hapim sot si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Javën kundër braktisjes së mësimit, me qëllim të ofrimit të mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët pa asnjë dallim.”, shprehet Nagavci.

Tutje, ajo shton se “Kjo javë dhe çdo ditë e jona është e mbushur me punë e aktivitete të rëndësishme, sepse jemi të përkushtuar që të kemi shkolla cilësore, mike, e të sigurta për të gjithë. Fatmirësisht, nga viti në vit, po zvogëlohet numri i braktisjes së mësimit”.

“Megjithatë, çdo shifër, çdo fëmijë që nuk vijon mësimin, është brengosëse. Prandaj, bëj thirrje për sensibilizimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse, qofshin ato arsimore, shëndetësore, sociale dhe të tjera, që bashkë me komunitetin e prindërve dhe grupet tjera të interesit të mobilizohemi në parandalimin, identifikimin, raportimin, referimin dhe trajtimin efikas të secilit rast të braktisjes së shkollimit dhe të problemeve të tjera me të cilat ballafaqohen fëmijët, e që duan veprim institucional”, thotë ajo.

Siç u shpreh ministrja, “Të gjithë fëmijët duhet të edukohen, arsimohen dhe të zhvillohen brenda potencialit fizik, intelektual, social e emocional, ashtu siç e kërkon edhe Konventa e të drejtave të fëmijëve dhe kuadri ynë ligjor. Të punojmë bashkë për të realizuar të drejtat e secilit fëmijë në Republikën e Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori