LAJMI I FUNDIT:

Dy tërmete të fuqishme goditën brigjet e Hawaiit

Dy tërmete të fuqishme goditën brigjet e Hawaiit

Dy tërmete të forta goditën në jug të Ishullit të Madh të Hawaiit të dielën, sipas kohës lokale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti i parë, me magnitudë 6.1, tronditi ishullin rreth mesditës, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan – USGS.

Një tërmet i dytë, i cili ishte me magnitudë 6.2, goditi rreth 20 minuta më vonë në të njëjtën zonë.


USGS kategorizon një tërmet me magnitudë 6.3 si “të fortë”.

Ndërkohë shumë banorë kanë thënë se kanë ndjerë tërmetin por që autoritetet kanë shtuar se nuk ka kërcënim për cunami.

Nuk raportohet për të lënduar, por tërmetet ishin aq të fortë sa të bënin që sendet të binin nga raftet. /Telegrafi/