Rezoluta që njeh dhe dënon gjenocidin e Srebrenicës, të cilën opozita malazeze e udhëhequr nga partia boshnjake e dërgoi në parlamentin malazez për miratim, do të ketë një shumicë.
Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, edhe përfaqësuesit e Lëvizjes Ura të Dritan Abazoviqit do të votojnë në parlament për miratimin e rezolutës së re mbi Srebrenicën.
Ndryshe, partia e boshnjakëve ishte përpjekur të vendoste të njëjtën rezolutë në axhendën e parlamentit malazes në fund të vitit të kaluar, por më pas nuk mori shumicën për ta diskutuar atë.
Rezoluta dënon me forcë gjenocidin në Srebrenica, konfirmon se mbi tetë mijë civilë boshnjakë vdiqën në gjenocid, ndalon mohimin publik të ekzistencës ose zvogëlimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe shpall 11 korrikun si ditën e përkujtimit për viktimat e Srebrenicës.
Siç shkruajnë më tej edhe mediat në Mal të Zi, anëtarët e koalicionit “Bardh e Zi” konfirmuan në një konferencë shtypi se do të mbështesin rezolutën mbi Srebrenicën, e cila, me 40 anëtarë të opozitës, do të ketë një shumicë të mjaftueshme për miratimin e saj.
“Është një detyrim për ne. Sigurisht që do të votojmë me ‘po’”, citohet të ketë thënë deputetja Bozhena Jelushiq, një anëtare e koalicionit Bardh e Zi.
Dhe sigurisht, pas këtij lajmi kanë ardhur reagimet nga Serbia, përkatësisht nga shumë media atje.
Mediumi serb, SrbijaDanas një veprim të tillë madje e ka quajtur “thikë pas shpine”.
“Thikë pas shpine për Serbinë, veprim i i ri nga Mali i Zi: URA e Dritan (Abazoviqit) do të votojë për miratimin e rezolutës mbi Srebrenicën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City