LAJMI I FUNDIT:

Neymar shpjegon arsyen e festimit përpara fytyrës së Kimmich dhe se a kishte diçka të qëllimshme

Neymar shpjegon arsyen e festimit përpara fytyrës së Kimmich dhe se a kishte diçka të qëllimshme

Neymar ka pretenduar se ai nuk festoi me qëllim të keq para fytyrës së Joshua Kimmich mbrëmjen e kaluar, megjithëse shpjegimi i tij lë të kuptohet se kishte diçka të paramenduar.

Bayern Munich fitoi 1-0 në udhëtim te PSG në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por francezët kaluan tutje pas fitores 3-2 në takimin e parë.


Gjatë ndeshjes pati disa duele dhe lojë të fortë, ndërsa pas përfundimit ‘vëmendjen e vodhi’ festa e Neymarit me Leandro Paredesin para Kimmichut.

‘Festimi i egër’ i Neymarit dhe Paredesit direkt në fytyrë të Kimmich ka pushtuar rrjetet sociale
Lexo po ashtu ‘Festimi i egër’ i Neymarit dhe Paredesit direkt në fytyrë të Kimmich ka pushtuar rrjetet sociale

Ylli brazilian ka thënë se nuk po përpiqej të tallej me lojtarin gjerman, por vuri në dukje se sa i sigurt ishte Kimmich për eliminimin e PSG-së.

“Është qesharake sepse unë as nuk e kishte ndërmend të festoja që të ngatërrohem me të, ishte më shumë me Leon dhe unë përfundova duke festuar para tij. Ishte fati që më vuri pranë Kimmich”, ka thënë fillimisht Neymar për TNT Sports Brasil.

“Ai tha se ekipi i tyre ishte më i mirë, se ata do të fitonin. Ai ishte i sigurt se ata do të shkonin në gjysmëfinale”.

“Ju mund të keni posedim sa më shumë që dëshironi. Ju mund të këndoni për një grua gjatë gjithë natës, por nëse një djalë vjen dhe e merr nga ju brenda 5 minutash, ajo zhduket”, përfundoi ylli i PSG-së.

“Jemi me të vërtetë një ekip”, Neymar i lumtur me kualifikimin dhe shpirtin e skuadrës
Lexo po ashtu “Jemi me të vërtetë një ekip”, Neymar i lumtur me kualifikimin dhe shpirtin e skuadrës

Neymar po iu referohej komenteve të Kimmich para ndeshjes, ku ai i kishte thënë faqes zyrtare të Bayern: “Për shkak se ne jemi skuadra më e mirë, unë jam i bindur që do t’i eliminojmë”.

Kimmich nuk ka thënë asgjë në lidhje me festimin, megjithëse nuk mund të ketë saktësisht shumë ankesa me sjelljen e Neymarit duke pasur parasysh festimet e tij në fytyrën e Sadio Mane disa vjet më parë në Anfield ndaj Liverpoolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori