LAJMI I FUNDIT:

Shkelja e masave nga partitë politike gjatë fushatës, komuniteti i biznesit dhe artistëve të zhgënjyer që qeveria ua kufizoi punën

Shkelja e masave nga partitë politike gjatë fushatës, komuniteti i biznesit dhe artistëve të zhgënjyer që qeveria ua kufizoi punën

Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit shpërfaqi shkeljen masive të masave kundër coronavirusit nga partitë politike.

Tubime me qindra e mijëra njerëz pa asnjë respektim të masave anti-COVID janë parë javëve të fundit, përderisa partitë politike mbajtën fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen ditën e diel (14 shkurt).

Kjo dukuri shkaktoi pakënaqësi e revoltë tek komuniteti i artistëve dhe gastronomëve të cilët si rrjedhojë e ndalesave nga qeveria, që gati një vit nuk kanë mundur të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.


Vjosa Osmani (Foto: Instagram)

Në bazë të zhvillimeve që u panë ditëve të fundit, ata po kërkojnë që rregullat të vlejnë për të gjithë njësoj, dhe në këtë formë dasmat, ahengjet e puna normale të mos jenë të ndaluara nga institucionet.

Lidhur me këtë ka folur edhe drejtori ekzekutiv i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Visar Demolli, i cili në një prononcim për Telegrafin thotë se për interesa të tyre tubimet po i shfrytëzojnë jo sikur dasma, por shumë më shumë duke i krahasuar me stadiumet e futbollit.

Visar Demolli (Foto: Facebook)

“Marre me një fjalë, se një vit na kanë lënë pa punë të gjitha sallat e dasmave, u erdhi mundësia tani për punë të tyre po i shfrytëzojnë jo sikur dasma, por janë duke bërë si nëpër stadiume të futbollit me një fjalë, se janë duke i bërë të gjithë ato tubime. Por e kot është, shteti shtet nuk t’i pyet letrat. Veç kisha thënë me një farë fjale, vetëm një pyetje ia kisha bërë, të gjitha partitë vetëm a kanë Zot dhe a mendojnë për popull apo shikojnë vetëm interesat e tyre”, ka thënë Demolli për Telegrafin.

Kritika për menaxhimin e situatës aktuale nga politikanët ka shprehur edhe kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ndërsa në një deklaratë dhënë për Telegrafin thekson se nuk do të pranojnë izolimin pas 14 shkurtit.

Enver Hoxhaj (Foto: Facebook)

“Deri sot të gjithë këta që na kanë dënuar dhe i kanë vendosur masat sot po i thyejnë vetë masat dhe nuk po marrin dënime, mirëpo edhe nëse ju shkon mendja që të na mbyllin pas fushatës zgjedhore, pas 14 shkurtit ne nuk do të pranojmë, do të dalim në protesta të njëpasnjëshme se nuk e di që ekziston një politikan legjitim që guxon të thotë se po bëjmë mbyllje ose do t’i ashpërsojmë masat, pa dallim të asnjë partie që i kanë shkel këto masa. Subvencionet që i ka dhënë qeveria prej tre milionëve është që këto tre milionë i kemi ndarë për qytetarët dhe kjo po del në media e në televizion si shumë, shumë e madhe mirëpo kjo kur përpjesëtohet me tetë mijë biznese gastronomike nuk është as ndihmë sociale”, thotë Kllokoqi për Telegrafin.

Petrit Kllokoqi (Foto: Facebook)

I zhgënjyer me tubimet e politikanëve përpara zgjedhjeve të 14 shkurtit është edhe këngëtari Afrim Muqiçi, teksa për Telegrafin shtoi se këta njerëz janë shpërndarësit më të mëdhenj të coronavirusit në Kosovë.

“Kjo është një nga gjërat më të tmerrshme që ka ndodhur pas luftës. Të gjithë ata që i kanë bërë ligjet janë të njëjtit që po i shkelin këto ligje. Këta janë shpërndarësit më të mëdhenj të coronavirusit në Kosovë. Faktikisht kur ne zhvillojmë aktivitetin tonë dhe mbajmë familje, kur një familje dihet se mban dasmat me persona të caktuar dhe thërrasin vetëm familjarë, ndërsa të futen në sallë nga një mijë apo dy mijë njerëz të panjohur pa asnjë lloj maske atëherë këtu s’di çfarë të them”, deklaroi Muqiçi për Telegrafin.

Afrim Muqiçi (Foto: Facebook)

Ngjarjet e fundit i ka komentuar edhe këngëtari Burak Vehapi nga Grupi Fama, nga i cili këto janë cilësuar si provokime jo vetëm për gastronominë, por edhe për gjithë popullin.

“E dimë që pandemia ka prekur gjithë botën dhe të gjitha fushat/bizneset në mënyrën e vet. Në fillim kemi shpresuar që do të na lejohen dasmat, por pastaj jemi pajtuar me situatën dhe sigurisht që jemi lutur që të kemi vetëm shëndetin dhe të normalizohet situata e t’i kthehemi punës. Kjo situatë ka qenë për gjithë botën njësoj dhe kur është ashtu pajtohesh më lehtë. Pamjet që kemi parë kohëve të fundit lidhur me tubimet partiake, sigurisht që kanë qenë në një formë si provokim jo vetëm ndaj kategorisë së gastronomisë, këngëtarëve e artistëve, por ndaj gjithë popullit tonë, të cilët janë dërrmuar psiqikisht nga kjo situatë. Sigurisht që provokim dhe irritim për ne që i shohim ashtu ata të cilët i kanë vendosur këto ligje duke u sjellë sikur janë mbi ligjin dhe mbi popullin prej të cilëve kërkojnë votë. Kërkojnë nga populli të kenë durim dhe krahasohen me vende të ndryshme të botës kinse neve na kanë lejuar shumë, e vendet tjera janë total të mbyllura, por gjithë zhurmat që janë bërë nga sektorë të ndryshëm që kanë kërkuar të u lejohet të punojnë, sikur edhe ne këngëtarët, janë kategori që nuk kanë ndihmë nga shteti – prandaj Kosovën ky virus e ka gjetur të lodhur, e ka lodhur edhe më shumë dhe nëse vazhdohet me këtë logjikë, do të kemi problem të marrim veten. Çdo pamje e tillë nxitë reagime”, theksoi Vehapi për Telegrafin.

Burak Vehapi (Foto: Instagram)

Ai shpreson që të largohet sa më shpejt pandemia, duke shtuar se është shumë i zhgënjyer nga shteti dhe mënyra e qeverisjes.

“Sidoqoftë, jemi të pafuqishëm karshi tyre dhe duhet t’i shohim deri ku i kanë limitet dhe sigurisht urojmë që të ndodhë mrekulli e të largohet kjo pandemi, sepse sa i përket shtetit dhe pushteteve në veçanti jemi të zhgënjyer dhe nuk është që kemi prit më mirë. Do duhej të ju vijë turp e të ndihen keq kur mblidhen dy mijë vetë, e në anën tjetër popullin e kanë ngulfatur”, tha mes tjerash Buraku.

Ramush Haradinaj (Foto: Facebook)

Duhet theksuar që komunat e vetme që deri tani kanë shqiptuar dënime për subjektet politike shkelëse të masave janë: Prishtina dhe Prizreni. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori