LAJMI I FUNDIT:

Gjuetari i thesareve tash e pesë vite qëndron prapa grilave, refuzon të tregojë se ku është ari – gjeti anijen e “artë” që kap vlerën e miliona dollarëve

Gjuetari i thesareve tash e pesë vite qëndron prapa grilave, refuzon të tregojë se ku është ari – gjeti anijen e “artë” që kap vlerën e miliona dollarëve

Gjuetari i thesareve nëpër thellësi të mëdha të deteve po bëhet gati që vitin e pestë ta kalojë në burg, për shkak se vazhdimisht refuzon të zbulojë se ku gjenden 500 monedha të floririt të cilat i ka gjetur në rrënojat e një anije të drurit.

Shkencëtari Tommy Thompson nuk është në burg për shkak se ka nuk ka respektuar ndonjë ligj. Ai po mbahet në burg për mosrespektim të gjyqit – dhe atë për një kohë shumë të gjatë – duke tejkaluar limitin e paraparë të paraburgimit prej 18 muajve – pasi si dëshmitar po refuzon të bashkëpunojë me autoritetet e rendit, transmeton Telegrafi.


Po në rastin e tij nuk ka pothuajse asgjë të zakonshme dhe gjithçka daton qysh nga zbulimi i SS. Centra America, i njohur ndryshe si anija e floririt nga viti 1988. Anija nga “ethet e arit” ishte fundosur nga një uragan te Karolina e Jugut në vitin 1857, me mijëra kilogramë flori në anije.

Pavarësisht padisë dhe vendimit të Gjykatës Federale. Thompson vazhdon të refuzojë të bashkëpunojë me autoritetet që po tentojnë të gjejnë monedhat e floririt.

“Ka patentën e një nëndetëseje, por nuk po i kujtohet ku e ka lënë pasurinë”, ka thënë gjykatësi federal Algenon Marbley gjatë seancës dëgjimore në vitin 2017.

Telashe me drejtësinë Thompsonit i kanë shkaktuar investitorët, përkatësisht 161 prej tyre që i kanë paguar 12.7 milionë dollarë për ta gjetur anijen, por ata e kanë paditur sepse kurrë nuk e kanë parë as edhe një qindarkë nga investimi i tyre.

Qysh në vitin 2012, një gjykatës tjetër federal urdhëroi Thompsonin që të paraqitet në gjykatë për të treguar se ku gjenden monedhat. Në vend të kësaj, Thompson është arratisur në Florida ku jetoi me partneren e tij në një hotel në afërsi të Boka Ratona. E sherifët amerikanë i ranë në gjurmë dhe e arrestuan në fillim të vitit 2015.

Thompson është shpallur fajtor që nuk është shfaqur në gjyq dhe është dënuar me dy vite burgim, dhe ka pasuar një dënim tjetër prej 250 mijë dollarëve.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë nga prilli i vitit 2015, kërkonte nga Thompson që në seancat e mbyllura gjyqësore t’i përgjigjet pyetjeve rreth asaj se ku gjenden monedhat, për të cilat qeveria thotë se vlejnë rreth katër milionë dollarë.

Ajo çfarë është më e rëndësishme, ai gjithashtu duhet të “ndihmojë” palët e interesuara në gjetjen e monedhave që është pjesë e një marrëveshje.

Por Thompson disa herë e ka refuzuar një ofertë të tillë, kurse më 15 dhjetor të vitit 2015, Marbley e dënoi Thompsonin për mosrespektimin të gjyqit, duke e urdhëruar të qëndrojë në burg – dhe të paguaj dënimin prej njëmijë dollarëve në ditë – derisa të pranojë të flasë.

E në fund të këtij dhjetori, Thompson përmes një video-linku është shfaqur në seancën e fundit gjyqësore.

“Zotëri Thompson, a jeni të gatshëm t’i përgjigjeni pyetjeve në këtë rast – ku gjendet floriri”, e pyeti Marbley të akuzuarin.

“Gjyqtar i nderuar, nuk e di nëse e kemi kaluar këtë, por nuk e di se ku gjendet ari”, është përgjigjur Thompson, duke theksuar se po ndjehet sikur nuk i ka çelësat e lirisë së tij.

Kështu është rikthyer në pozicionin e deritanishëm: vazhdon të vuaj dënimin në burgun federal në shtetin e Michigan, ku deri më tani i ka kaluar mbi 1. 700 ditë prapa grilave dhe i ka një borxh shtetit prej 1.8 milion dollarë dënim.

Në anën tjetër, avokati i tij ka refuzuar të komentoj rastin. Thompson 68-vjeç, ka thënë se vuan nga një sindromë e rrallë e lodhjes kronike që i shkakton probleme me kujtesë. Më herët kishte thënë, se monedhat i ishin dorëzuar një fondi në Belize.

Autoritetet pretendojnë që Thompson refuzon të bashkëpunojë, dhe se nuk ekziston ndonjë lidhje mes sëmundjes së tij dhe aftësive të tij për të shpjeguar se ku gjenden monedhat.

Në fillim të këtij viti, Marbley kishte refuzuar kërkesën e Thompsonit për ta liruar për shkak të brengës së ekziston rreziku i infektimit me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori