LAJMI I FUNDIT:

Ky ëmbëlsues mund të ul sheqerin në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës

Ky ëmbëlsues mund të ul sheqerin në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës
Foto: GettyImages

Nëse keni diabet ose përndryshe po kërkoni të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak, zgjedhja e ëmbëlsuesit të duhur mund të jetë e ndërlikuar.

Ka kaq shumë mundësi zgjedhje dhe midis shijeve të ndryshme dhe efekteve anësore të shpallura, shpesh është e vështirë të përcaktohet se cilën të zgjedhësh. Sidoqoftë, studime në rritje sugjerojnë që përdorimi i stevia për diabet mund të jetë opsioni më i mirë.

Stevia vjen nga një kaçubë që është vendas në Amerikën Veriore dhe Jugore. Është konsideruar si një ëmbëlsues me kalori zero, edhe pse është 150–300 herë më i ëmbël se sheqeri i bardhë i rregullt falë përbërjeve në të, të quajtura glikozide steviol, shkruan First For Women.


Në vitet e fundit, stevia është bërë mjaft e popullarizuar në mesin e njerëzve me diabet, dhe për një arsye të mirë. Hulumtimet tregojnë se stevia mund të ketë efekte të dobishme në nivelet e sheqerit në gjak dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Stevia për diabet – Studimi

Një studim tregoi se njerëzit me diabet që konsuamuan pluhur të thatë të gjetheve stevia përjetuan rënie të ndjeshme të niveleve të sheqerit në gjak – gjatë agjërimit dhe pasi të hanin një vakt. Mjaft interesante, ata pjesëmarrës në studim gjithashtu panë ulje të niveleve të tyre të triglicerideve dhe kolesterolit!

Rezultatet nga një studim tjetër treguan se marrja e pluhurit stevia si një shtesë dietike çoi në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Jo vetëm kaq, por rezultatet gjithashtu treguan se përdorimi i stevias uli shenjat e dëmtimit të mëlçisë dhe veshkave.

Disa hulumtime tregojnë gjithashtu se përdorimi i stevia mund të zvogëlojë urinë, dëshirat dhe të përmirësojë ngopjen – të cilët janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm nëse po luftoni me diabetin.

Pra, nëse keni diabet dhe po mendoni se cili ëmbëlsues është më i mirë për t’u përdorur, stevia jo vetëm që mund t’ju ndihmojë të ëmbëlsoheni, por gjithashtu mund t’ju ndihmojë të menaxhoni nivelet e sheqerit në gjak.

Nëse përdorni një produkt stevia dhe keni fryrje barku, dhimbje barku/ngërçe, diarre ose ndonjë simptomë tjetër, ndaloni së përdoruri atë dhe kontaktoni mjekun. Si rregull i përgjithshëm, gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të bëni ndryshime të mëdha në dietën tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori