LAJMI I FUNDIT:

Valmir Nafiu i Shkëndijës flet për shoqërinë e tij me Heung Min Son të Tottenham, ata dikur luanin bashkë te Hamburgu

Valmir Nafiu i Shkëndijës flet për shoqërinë e tij me Heung Min Son të Tottenham, ata dikur luanin bashkë te Hamburgu

Shkëndija do të përballet të shtunën me Sileksin në kuadër të xhiros së 8-të në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Por sulmuesi anësor Valmir Nafiu është kthyer të flas për ndeshjen me Tottenhamin ku shënoi edhe gol.


Ai është ndalur edhe te takimi me mikun e tij të vjetër Heung Min Son që dikur luanin te Hamburgu në Gjermani, tani jug-koreani yll i Tottenhamit.

“Ndeshja me Tottenhamin? Ishte vërtetë si një ëndërr e bërë realitet, sepse Tottenhami është një ekip mjaft i fortë. Një ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë, sepse dikujt kjo mundësi nuk i jepet asnjëherë në jetë, kështu që në maksimum e shijuam këtë ndeshje.”

“Goli? Momenti i golit ishte diçka tjetër, që vërtet s’e përshkruaj dot. Kur topi përfundoi në rrjetë, në momentet e para nuk kam mundur ta besoj se ndodhi. Por kur e mendoj tani, përfundimisht është një moment që do ta kujtoj gjithë jetën time”.

“Në atë moment edhe shokët nga gëzimi nuk mundnin ta besonin se ç’ndodhi, sepse ai gol bëri që rezultati të bëhej 1-1 dhe filluam të ëndërrojmë dhe të besojmë se mund të bëjmë befasi në minutat në vazhdim.”

“Takimi me Son? Njihemi më herët, sepse kemi qenë bashkë te Hamburgu në Gjermani, gati tri vite kemi kaluar në atë skuadër dhe nga ajo kohë njihemi bashkë me Son. Ai  më komplimentoi për golin, më tha thjesht ishte një super gol”, ka thënë Nafiu për “Shkëndija Channel”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori