LAJMI I FUNDIT:

Qeverisë i kërkohet ta ketë prioritet ndryshimin e ligjit për personat e pagjetur

Qeverisë i kërkohet ta ketë prioritet ndryshimin e ligjit për personat e pagjetur

Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur gjatë ditës ka zhvilluar takim me këshillin koordinues të asociacioneve të familjarëve të personave të zhdukur, ku u kërkua që plotësim ndryshimi i ligjit për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të jetë pjesë e programit legjislativ të Qeverisë së Kosovë.

Kushtrim Gara, udhëheqës i njësisë në kuadër të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, tha se familjarët dhe shoqatat vazhdojnë të kërkojnë zbardhen e fatit të të zhdukurve.

Ai shtoi se edhe gjatë periudhës pandemike, ky komision ka punuar për zbardhjen e rasteve të personave të zhdukur.


“Me ftesë të këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të personave të zhdukur, kemi marrë pjesë në takimin e shoqatave të familjeve të personave të zhdukur. Tema të rendit të ditës kanë qenë të paktën tri çështje të cilat janë adresuar si kërkesa të shoqatave të familjeve në të cilat ne si komision qeveritarë jemi këtu të prezantojmë. E para mbi çështjen e punës që është realizuar gjatë këtyre 6 muajve për shkak të situatës pandemike, pastaj çështjen e ligjit të personave të zhdukur dhe punës dhe hapat e mëtutjeshëm për periudhën e mbetur të këtij viti”, deklaroi ai, raporton KP.

Ai theksoi se kanë pasur shumë takime në nivelet rajonale dhe se shpresojnë që shumë shpejtë të bëhet identifikimi apo zgjidhja e fatit të personave të zhdukur.

“Në raportin 6 mujor ne kemi prezantuar aktivitetet që janë realizuar gjatë kësaj periudhe kohore, duke filluar nga takimet që kemi pasur në nivelet rajonale, takim në zbatim të planit të kornizës që është nënshkruar në nëntor të vitit 2018 nga 5 shtete të rajonit duke përfshirë Kosovës, Kroacinë, Malin e zi, Serbinë, Bosnje Hercegovinën. Një nga zotimet që rrjedh nga deklarata për personat e zhdukur është nënshkruar nga kryeministrat e Samitit të Londrës. Në zbatim të këtij plani ne kemi pasur takim, ku janë diskutuar 5 komponentët e këtij plani, ne përpjekje për të këmbyer disa të dhëna. Ne shpresojmë që shumë shpejtë të kemi rezultatet e para që do të thotë identifikimin apo zgjidhjen e personave të zhdukur”, deklaroi ai.

Derisa flet për takimet rajonale, ai tha se gjatë kësaj periudhe kohore kanë pasur dy raste të rivarrimit të mbetjeve mortore.

Gara ritheksoi se çështje prioritare që duhet të adresohet është çështja e plotësim ndryshimit të ligjit për personat e zhdukur.

“Çdo përpjekje qeveritare nga ana e komisionit bëhet në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e personave të zhdukur, gjatë kësaj periudhe kohore kemi pas dy raste të rivarrimit të mbetjeve mortore, rasti në muajin shkurtë i rivarrosur në komunën e Obiliqit dhe rasti në Budakovë të Suharekës në fillim të muajit mars… Çështje prioritare që duhet të adresohet është çështja e plotësim ndryshimit të ligjit për personat e zhdukur, presim që kjo çështje të jetë në programin legjislativ të Qeverisë së Kosovës”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori