LAJMI I FUNDIT:

Ujërat e rrëmbyeshëm e qonin drejt vdekjes, alpinisti amerikan shpëtohet në momentet e fundit nga polici jashtë detyre

Ujërat e rrëmbyeshëm e qonin drejt vdekjes, alpinisti amerikan shpëtohet në momentet e fundit nga polici jashtë detyre

Një video dramatike që është publikuar nga autoritetet në Kaliforni të SHBA-ve, shfaqin momentin kur kalimtarët e rastit dhe një polic jashtë detyre shpëtojnë një 24-vjeçar, i cili derisa po bënte alpinizëm në Kaliforni kishte rënë në ujërat e rrëmbyeshëm.

“Alpinisti në fakt po ecte përgjatë shtegut Angels Fools në Madera, kur duket se nuk e vlerësoi mirë shpejtësinë e ujit që rridhte nëpër lumin që vendosi ta kalojë”, thuhet në kumtesën e zyrës së sherifit në Madera, transmeton Telegrafi.


“Rryma e ujit e kishte mbajtur të ngujuar dhe për pak sa nuk e ngufati”, ka deklaruar policia që kishte dalë në vendin e ngjarjes, shkruan Independent.

Alpinistin e ri e kishte gjetur fillimisht polici jashtë detyre i cili gjatë orarit të punës patrullon nëpër autostradat e Kalifornisë, ndërsa në kohë të lirë ecë nëpër shtigje kodrinore me familjen e tij.

Brand Donley kishte përdorur një lloj toje të bluzës për ta tërhequr nga rrymat e fuqishme të ujit. Në videon amatore të publikuar më poshtë, shihet se si Donley dhe kalimtarët e tjerë të rastit ia shpëtojnë jetën të riut.

“Çdo sekondë kalonte sasi e madhe e ujit. Është vështirë të paramendohet se dikush mund të shpëtojë në ato rrethana”, ka deklaruar Donley për ABC News. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori