Divorci i martesës nuk është situatë e këndshme jetësore. Edhe pse shpesh vështirë i kontrolloni emocionet, është shumë me rëndësi që të gjitha veprimet të cilat i merrni të jenë të udhëhequra nga arsyeja. Prandaj është shumë e rëndësishme të dini cilat opsione i keni në dispozicion.
Ardita Morina
Avokate
Divorci mund të jetë i vështirë dhe periudhë stresuese. Me këto informacione do të përpiqemi t’ju sqarojnë procedurat gjyqësore në mënyrën më të thjeshtë që të mund t’i kuptoni.
Shpresojmë që do t’ju ndihmojnë që të keni më shumë vetëbesim në ballafaqim me sistemin e drejtësisë. Mund ta përballoni këtë.
Divorci ka dimension të ndryshëm ku është mjaftë kompleks që ndërlidhet me çështje emocionale apo të natyrës së psikologjisë, social, ekonomik, shëndetësor.
Këtë fenomen në Kosovë e karakterizojnë shumë faktorë ku problemet përcillen edhe me natyrën sociale dhe rrafshin e të drejtave të fëmijëve.
Qendrat Sociale kanë rol të rëndësishëm në parandalimin e këtij fenomeni. Deri me tash ky fenomen në Kosovë paraqet edhe një kompleksitet më të theksuar veçmas kur flasim për kujdesin ndaj fëmijëve që janë pasojë e një divorci, gara në mes të prindërve se kujt do t’i takonin fëmijët ngase është problem kompleks që ndikon tek fëmijët dhe mirëqenia sociale përveç asaj ekonomike.
Në Kosovë ka raste të shumta që divorci kërkohet nga njëri bashkëshort për shkak përdorimit të alkoolit, moskujdesit ndaj fëmijëve dhe marrja me bixhoz.
Faza para divorcit manifestohet me përdorim të dhunës apo presionit të theksuar psikologjik. Reagimi i organeve të rendit dhe prokurorisë është më rëndësi të madhe për të ndalë eventualisht pasojat tragjike.
Rastet emocionale dhe fenomeni i tradhtisë bashkëshortore, po ashtu manifestohet në shumë dimensione.
Duke pasur parasysh se divorci është i lejueshëm ligjërisht, duhet po ashtu të merren masa vetëdijesimi për të ndalë veprimet negative që ndikojnë në mirëqenien dhe balancimin shpirtërorë të dy bashkëshortëve.
Rastet e tilla kanë efekt ekonomik, shfaqen kërcënime në mes familjeve dhe situata të tjera të komplikuara.
Dimensioni social mbetet me rëndësi të madhe që reflekton pasojat në të drejtat e fëmijëve.
Legjislacioni i aplikueshëm në Kosovë, për nga mënyra e rregullimit e përcakton martesën si një institucion të rëndësishëm për shoqërinë, pasi ajo është bazë e krijimit të familjes.
Në këtë kuptim, pra, është bërë përpjekje që martesës edhe në pikëpamje ligjore t’i jepet rëndësia e duhur sepse ajo përfaqëson një institucion shoqëror dhe juridik. Institucion shoqëror, sepse është formë e organizuar shoqërore, ndërsa institucion juridik, sepse me krijimin e martesës krijohen të drejta dhe detyra bashkëshortore.
Divorci është mënyrë e zgjedhjes së martesës së vlefshme. Shkurorëzimi është përfundim ligjor i martesës. Martesa mund të zgjidhet me shkurorëzim vetëm në bazë të vendimit të gjykatës.
Ligji Familjar i Kosovës parashikon rregulla të veçanta për shqyrtimin e kontesteve martesore dhe atyre familjare. Procedura në kontestet martesore fillon përmes parashtrimit të padisë në Gjykatën Kompetente nga njëri bashkëshort apo me propozimin e përbashkët për shkurorëzim me marrëveshje.
Kusht themelorë për fillimin e procedurës së shkurorëzimit është padia, apo propozimi i përbashkët për shkurorëzim që duhet t’i drejtohet Gjykatës Kompetente .
Në rastet kur bashkëshortët nuk kanë pajtim për shkurorëzim, atëherë paraqitet padia, ndërsa në rastet kur bashkëshortet pajtohen që të shkurorëzohen, atëherë paraqitet propozimi i përbashkët për shkurorëzim.
E drejta për ngritjen e padisë për shkurorëzim nuk mund të kalohet te trashëgimtarët, por trashëgimtarët e paditësit mund të vazhdojnë procedurën e filluar për të verifikuar bazën e padisë.
Nëse njëri nga bashkëshortët paraqet padi për shkurorëzim, kurse bashkëshorti tjetër më së voni deri në përfundimin e seancës kryesore gjyqësore deklaron shprehimisht se nuk e kundërshton bazueshmërinë e kërkesëpadisë, do të konsiderohet se bashkëshortët kanë paraqitur propozimin për shkurorëzim me marrëveshje.
Përpos bashkëshortëve edhe kujdestari mund të parashtrojë padi për shkurorëzim në emër të bashkëshortit, i cili vuan nga sëmundjet psikike të diagnostikuara ose në emër të personit të paaftë për të vepruar vetëm me pëlqimin e mëparshëm të organit të kujdestarisë.
Bashkëshortët mund të kërkojnë shkurorëzim për marrëdhëniet martesore se janë çrregulluar seriozisht ose në mënyrë të vazhdueshme, ose kur për shkaqe të tjera është zgjidhur në mënyrë të pakthyeshme.
Shkaqet e shkurorëzimit janë mes tjerash– jeta e padurueshme e bashkëshortëve, shkelja e besnikërisë bashkëshortore, veprat penale kundër jetës së përbashkët, keqtrajtimi serioz, lënia qëllimkeqe dhe e paarsyeshme, sëmundja psikike e pashërueshme dhe paaftësia e vazhdueshme për të vepruar, ndërprerja e paarsyeshme e jetës faktike për më shumë se një vit dhe shkurorëzim me marrëveshje të dyanshme.
Së bashku me propozimin për shkurorëzim me marrëveshje të dyanshme , bashkëshortët janë të detyruar të parashtrojnë marrëveshjen me shkrim për përkujdesje, edukim dhe ushqim të fëmijëve të tyre të përbashkët si dhe propozimin me shkrim se si kontaktet mes fëmijëve dhe të dy prindërve do të garantohen në të ardhmen.
Gjatë procedurës së kontesteve martesore, Gjykata me vendim duke u bazuar në padi, mund të caktojë masa të përkohshme për sigurimin e mbajtjes financiare për bashkëshortin dhe vendosjen e tij.
Sa i përket kompetencës territoriale, përpos kompetencës së përgjithshme, sipas vendbanimit të paditurit, kompetente është edhe Gjykata në territorin e së cilës bashkëshortët kanë pasur vendbanimin e fundit të përbashkët.
LFK ka përcaktuar edhe disa kufizime për zhvillimin e procedurës së shkurorëzimit të cilat i referohen mbrojtjes së interesave të miturve, ku me dispozitat e LFK-së parashikohet se bashkëshortët nuk do të mund të parashtrojnë padi për shkurorëzim gjatë shtatzënisë së gruas dhe derisa fëmija i tyre i përbashkët të mbushë një vit, çka do të thotë se me këtë kufizim ligjor parashikohet një masë mbrojtëse për nënën dhe fëmijën.
Gjatë procedurës së shkurorëzimit, rol thelbësor për të ofruar mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, jo vetëm në kuptimin formal, por edhe përmbajtjesor ka edhe Organi i Kujdestarisë.
Kujdesi i Gjykatës dhe Organi i Kujdestarisë gjatë procedurës së shkurorëzimit për mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtave të tyre, duhet të jetë i veçantë për shkak të disa faktorëve të cilat ndikojnë që mbrojtja e fëmijëve dhe të drejtave të tyre të bëhet më komplekse e rrjedhimisht më e vështirësuar.
Në kontestet martesore ku janë të përfshirë edhe fëmijët gjykata dhe institucionet e tjera janë të detyruar të ofrojnë mbrojtje për fëmijët që përballen me manipulimin e fëmijëve nga njëri ose prindërit tjetër, ndryshimin e ambientit familjarë pa njërin prind gjatë dhe pas procedurës së shkurorëzimit, ndryshimin e vendbanimit, ambienteve sociale apo shkollës: martesën e prindërve të shkurorëzuar pas ndarjes, detyrimin e fëmijëve me prindër të shkurorëzuar që të punojnë para moshës madhore dhe mundësinë e përfshirjes së këtyre fëmijëve në veprimtari kriminale.
Përpjekjet për pajtim të bashkëshortëve në procedurën gjyqësore do të mundësojë bashkëshortëve një periudhë për të shqyrtuar dhe vlerësuar vendimin e tyre duke marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe pasojat e tyre.
Në kontestin e shkurorëzimit gjykata është e detyruar të tentojë të arrijë pajtim formal, kur gjykata udhëheqë procedurën e pajtimit të bashkëshortëve ajo do të caktojë seanca të veçanta në përpjekje për të arritur pajtimin për derisa konstaton se gjasat për arritjen e pajtimit ende ekziston.
Në seancën për përpjekjen që të arrihet pajtimi ftohen të dy bashkëshortët për të marrë pjesë personalisht. Nëse bashkëshortët kanë një apo më shumë fëmijë të përbashkët të mitur, procedura e pajtimit zhvillohet para Organit të Kujdestarisë duke zbatuar metodat e punës sociale, metodat tjera profesionale dhe duke shfrytëzuar shërbimet e këshillimores për martesë dhe familje si dhe institucioneve tjera profesionale.
Procedura e pajtimit pranë Organit të Kujdestarisë nuk mund të zgjasë më shumë se 3 muaj, por mund të vazhdohet nëse bashkëshortët pajtohen që të vazhdojë një procedurë të këtillë pas përfundimit të këtij afati.
Organi i Kujdestarisë është i detyruar pa vonesë të dërgojë në Gjykatë raportin me shkrim lidhur me rezultatin e procedurës së pajtimit.
Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve mund të kërkohet gjatë martesës dhe pas mbarimit të shkurorëzimit. Me rastin e pjesëtimit të pasurisë së përbashkët, borxhi i pasurisë së përbashkët do të llogaritet në pjesën e secilit bashkëshort.
Kur bëhet pjesëtimi i pasurisë me kërkesë të njërit prej bashkëshortëve të një martese ligjërisht të regjistruar, duhet kushtuar vëmendje për të siguruar që pjesa e tij/saj përfshinë ato sende të pasurisë së përbashkët, të cilët i shërbejnë profesionit ose zanatit. Nëse vlera e sendeve është jo proporcionalisht e madhe në krahasim me vlerën e pasurisë së përgjithshme të përbashkët, do të bëhet pjesëtimi edhe i atyre sendeve. Kur pjesëtimi fillohet me kërkesën e njërit bashkëshort, atij do t’i dorëzohen ato sende të pasurisë së përbashkët që i shërbejnë përdorimit të atij personi.
Në rast se pjesa e njërit bashkëshort në pasurinë e përbashkët është jo proporcionalisht më e vogël se pjesa e bashkëshortit tjetër, gjykata me kërkesën e njërit nga bashkëshortit mund t’ia caktojë shpërblimin në të holla sipas vlerës së pjesës së tij.
Secili prej bashkëshortëve mund të kërkojë që sendet e luajtshme në pasurinë e përbashkët t’i ndahen në emër të pjesës në pasurinë e përbashkët bashkëshortit tjetër, i cili, ato sende i ka ndaluar pas ndërprerjes së bashkësisë së jetesës dhe ka qenë në posedim të tyre të pandërprerë së paku 3 vjet.
Bashkëshortët që i besohen fëmijët e përbashkët për ruajtje dhe edukim, përveç pjesës së tij i jepen edhe sendet që i shërbejnë vetëm fëmijëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Flokëgjatat bëjnë më shumë seks, sipas këtij studimi
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A