LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhen udhëzimet administrative për sistemin e unifikuar të adresave

Nënshkruhen udhëzimet administrative për sistemin e unifikuar të adresave

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka nënshkruar pesë udhëzime administrative nga fusha e sistemit të unifikuar të adresave, të cilat u tha se do të ngritin kualitetin e adresave dhe rrjedhimisht edhe kualitetin e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Për hartimin e këtyre udhëzimeve dhe udhëzimeve tjera, Ministri Matoshi ka falënderuar, kryeshefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti.

Udhëzimet administrative të adresave rregullojnë Sistemin e Adresave në dy nivele, nivelin qendror (AKK) dhe atë lokal (Drejtoritë e urbanizmit), ndërsa konkretisht ndryshimet e fundit avancojnë çështjen e riemërtimit të Zonave të Qarkullimit Publik (ZQP) me qëllim të tejkalimit të sfidave që kanë ardhur nga ndryshimet e shpeshta të rrugëve të adresave e ngjashëm.


Për arsye të qëndrueshmërisë së sistemit, tani më është ndaluar riemërtimi i ZQP-ve për një periudhë kohore prej 10 vjet, përpos në disa raste të veçanta.

Gjithashtu me këto udhëzime obligohen institucionet që të shfrytëzojnë adresat zyrtare, rregullohen çështjet e barazisë gjinore me rastin e emërtimit të ZQP, çështja e formatit unik të tabelave të emrave të ZQP-ve dhe numrave të adresave, kufizimi i karaktereve të emrave të ZQP-ve si dhe kriteret për formimin e rrugëve të reja, kriteret e numërtimit të objekteve duke përfshirë edhe adresimin e brendshëm të njësive banesore,  procedurat e mirëmbajtjes të Regjistrit të Adresave duke obliguar komunat që të bëjnë përditësimin e të dhënave të adresave së paku një herë në vit përpos përditësimit të vazhdueshëm të të dhënave me rastin e lëshimit të lejes ndërtimore.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori