Nëse shpesh ju vërshojnë djersët, vraponi te mjeku: Nëse janë të ftohta, patjetër verifikoni sheqerin
Me djersitjen e tepërt trupi na dërgon shenja që diçka nuk është në rregull
Te femrat, në rastin më të mirë, shfaqet menopauza, mirëpo mundet edhe të lajmërojë çrregullime serioze shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Shkaktarët më të shpeshtë të djersitjes dhe kur duhet të shkoni te mjeku:
Jeni nën stres
Ky ndoshta është shkaku më i shpeshtë i djersitjes së tepërt. Djersitja emocionale lind si përgjigje ndaj stimuluesve siç janë frika, stresi, dhembja, ankthi…
Edhe pse mund të shfaqet në gjithë trupin, më e dukshme është në shuplakë, shputa, nënsqetulla dhe në kokë.
Në fazën e hershme të menopauzës, perimenopauzës, ndërron niveli i hormoneve, menstruacionet bëhen të parregullta dhe shfaqen simptomat e para përcjellëse në formë të nxehtësisë së natës apo valëve të papritura të nxehtësisë e cila nxit djersitje të ftohtë.
Kjo ndodh, në rend të parë, për shkak të zvogëlimit gradual të nivelit të estrogjenit dhe pushimit të tajitjes së progesteronit.
Në menopauzë ose kur menstruacionet ndërpriten së paku 12 muaj me radhë, më së shpeshti midis moshës 50 dhe 51 vjeç, valët e nxehtësisë shtohen. Shfaqen edhe gjatë ditës, por djersitja e madhe bëhet gjithnjë e më e pakëndshme.
Keni hipertireozë
Nëse nuk jeni afër menopauzës, ndërkaq keni vërejtur që gjithnjë e më dobët po e përballoni nxehtësinë, përkatësisht që juve gjithnjë e më shpesh ju vërshojnë djersët e nxehta, është koha që ta kontrolloni gjëndrën tiroide.
Lloji i tillë i djersitjes, i shoqëruar me nervozë dhe me humbje të kilogramëve, me rrahje të zemrës apo me kërcimin e zemrës dhe me rënie të flokëve, mund të jetë shenjë e hipertireozës.
Edhe një lloj i ngjashëm i djersitjes tepër të ftohtë të cilën e shoqërojnë rrëqethjet dhe rrahja e zemrës, nëse shpesh shfaqen dhe nëse keni tepricë kilogramësh, mund të tregojë në të ashtuquajturën hipoglikemi reaktive.
Rënia e shpeshtë e sheqerit në gjak është fillim i diabetit të tipit 2, ndërsa e shkakton niveli i lartë i insulinës, karakteristik për personat me peshë të madhe trupore.
Kontrollojeni sheqerin në gjak
Djersitja e ftohtë mund t’ju vërshojë edhe kur ju bie sheqeri. Kjo gjendje është e njohur si hipoglikemi, kur vlera e sheqerit në gjak bie nën vlerat e caktuara, që përmban 3,0 mmol/l. Kryesisht nuk është rrezik, mirëpo ndonjëherë mund të jetë shenjë diabeti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës