Detajet e mëposhtme janë nga procesverbali i mbledhjes se sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, të datës 16 dhjetor 1983. Ndër shumë çështje, kryesisht të ekonomisë së Shqipërisë por edhe të politikës ndërkombëtare, të pranishmit në këtë mbledhje, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Lenka Çuko dhe Vangjel Çërrava, kanë diskutuar edhe për një varg çështjesh diplomatike e historike. Duke u nisur nga një letër dërguar nga Athina për verifikimin e një personi në Himarë, duke e cilësuar me termin Vorio-Epir, nisin diskutimet rreth marrëdhënieve të vështira me grekët. Enver Hoxha kalon deri në cilësime si “të paturpshëm” dhe ngre akuza se pas kësaj teze fshihej kleri i kishës ortodokse greke.
SHOKU RAMIZ ALIA: Sot apo dje, shoku Enver, Ambasada greke i kishte dërguar Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme një letër nga Athina me anën e së cilës kërkonte disa të dhëna, njëfarë notifikimi për një person nga Himara, nga “krahina e Vorio-Epirit”.
SHOKU ENVER HOXHA: U!?
SHOKU RAMIZ ALIA: Shokët e Ministrisë ia kishin bërë mirë. Një t’ia kthyer notën mbrapsht pa i bërë asnjë përgjigje vetëm duke u vënë në dukje se një emërtim i tillë nuk ekziston në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë.
SHOKU ENVER HOXHA: Në rregull. Janë të paturpshëm fare këta grekët.
SHOKU RAMIZ ALIA: Duket ata duan të krijojnë precedentë, duke menduar se po na kaloi njëherë miu nën mjekër dhe pastaj bëhet rrugë.
SHOKU ENVER HOXHA: Dhe pastaj “festojmë çlirimin e Korçës nëpër kisha”.
SHOKU RAMIZ ALIA: Del qartë, shoku Enver, se pjesa më reaksionare e përkrahësve të çështjes së Vorio-Epirit, është kleri i kishës. Zaten kleri grek gjithnjë i tillë ka qenë. Ai gjithnjë ka pasur në Greqi një pozitë sui generis. Atje edhe presidenti i republikës betimin përpara dhespotit e bën. Shteti grek nuk është laik dhe kisha në këtë vend ka pushtet shtetëror. Ose të marrim një fakt tjetër, atë të artikullit që bëmë ne kundër vizitës së peshkopit Serafin në Serbi. Kjo do të thotë që ai ka pushtet në Greqi. Ja sikur të na shanin ne Dom Ernest Çobën në kohën tonë, punë e madhe, as që do t’ia vinim veshin një ngjarje të tillë.
SHOKU ENVER HOXHA: More, ma kujtove Dom Ernest Çobën që edhe agjent u bë, po nuk mbaj mend vdiq apo si përfundoi çështja e tij?
SHOKU RAMIZ ALIA: Kur u zhdukën institucionet fetare, ai u bë bahçevan në komunale, ku punoi derisa doli në pension. Pastaj vdiq. /Dita/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
Historia e “majorit” Xhafer Kananaj: Donte të ikte nga Shqipëria, u tall me Sigurimin e Shtetit
Si u injektua terrorizmi dhe u bë vijë politike e komunistëve në Shqipëri?
Shqipëria e nëntorit 1912
Historia e spiunit që siguroi suksesin e zbarkimit në Normandi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake