LAJMI I FUNDIT:

Deficiti tregtar në BE arrin në 8.4 miliardë euro

Deficiti tregtar në BE arrin në 8.4 miliardë euro

Vlerësimi i parë për eksportet e mallrave me pjesën tjetër të botës në Eurozonë gjatë muajit gusht 2018 ishte 181.5 miliardë euro, një rritje prej 5.6 për qind krahasuar me gushtin e vitit 2017 që ishte 171.9 miliardë euro, kurse importet ishin 169.8 miliardë euro, një rritje prej 8.4 për qind krahasuar me gushtin 2017.

Si rezultat, Eurozona në muajin gusht 2018 regjistroi një suficit tregtar prej 11.7 miliardë eurosh krahasuar me 15.3 miliardë euro me gushtin e vitit 2017. Tregtia brenda Eurozonës u rrit në 140.7 miliardë euro në muajin gusht 2018 , duke u rritur me 5.1 për qind krahasuar me gushtin 2017.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, në muajt janar-gusht 2018, eksportet jashtë vendeve të BE-së u rritën në 1.29 miliard euro, një rritje prej 4.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa importet u rritën në 1.30 miliard euro me një rritje prej 5.3 për qind krahasuar me periudhën janar- gusht 2017. Si rezultat, BE shënoi një deficit prej 13 miliardë euro, krahasuar me 0.3 miliard euro në janar-gusht 2017. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Kalo në kategori