LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari i AAK-së: Ideja e shkëmbimit të territoreve, idiote dhe e rrezikshme

Nënkryetari i AAK-së: Ideja e shkëmbimit të territoreve, idiote dhe e rrezikshme

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka dalë njëzëri me anëtarët tjerë të partisë së Kryeministrit Ramush Haradinaj duke thënë që është kundër idesë për shkëmbimin e territoreve

Gjini, kryetar i komunës së Gjakovës, e ka quajtur idiote dhe të rrezikshme idenë që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë territor duke lëvizur kufijtë.

“Ideja” e shkëmbimit të territoreve është e rrezikshme dhe idiote! Po shpresoj që njerëzit që po spekulojnë do ta kuptojnë se po e rrezikojnë stabilitetin dhe zhvillimin edhe për dy ose tri gjenerata! Asgjë nuk do ta kompensojë këtë aventurizëm idiotesk. Askush nuk do të pësojë përpos shqiptarëve, prandaj të tjerët e marrin me “sportivitet” këtë ide!”, shkroi Gjini.


“Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerrë urgjentisht rezolutë kundër kësaj “ideje”. Nëse dështojmë të gjithë, gjeneratat që vinë do të na kenë në qafë. E disa prej nesh edhe do të jemi dëshmitarë. Kushdo që po e nxit këtë ide po provon t’i zgjidh problemet e veta, jo të Kosovës! Prej Rusisë e deri në cilin do kënd të fshehur në Ballkan”, ka shkruar Gjini në Facebook, përcjell Telegrafi.

Idenë për të shkëmbyer një pjesë të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës e kanë përkrahur shumë Lutfi Haziri i LDK’së si dhe akademiku Rexhep Qosja.

Kohëve të fundit indirekt, e ka përmendur edhe presidenti Hashim Thaçi. Ky i fundit nuk ka folur direkt per shkëmbim të territoreve, por ka thënë se po punon që Luginën e Preshevës të ia bashkojë Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori