LAJMI I FUNDIT:

Për sigurinë e Trumpit dhe Kimit në Singapor, do të përkujdeset një nga njësitë më elitare në botë (Foto/Video)

Për sigurinë e Trumpit dhe Kimit në Singapor, do të përkujdeset një nga njësitë më elitare në botë (Foto/Video)

Pas konfirmimit për pjesëmarrje nga të dyja palët – Donald Trump dhe Kim Jong-un, nikoqiri i samitit historik, Singapori ka filluar përgatitjet për këtë takim të shumëpërfolur, duke angazhuar një nga njësitë më elitare në botë që të kujdesen për sigurinë e liderit amerikan dhe atij verikorean – bëhet fjalë për njësinë Gurkha.

Edhe pse të dy liderët do të jenë gjatë gjithë kohës të shoqëruar nga ekipet e sigurimeve të tyre, për mbarëvajtjen e samitit do të angazhohen edhe policia e Singaporit, përfshirë edhe një kontingjent të Gurkhave që do të përkujdesen për sigurinë në vendin e takimit të liderëve, rrugëve dhe në hotele, transmeton Telegrafi.


Gurkhat që në Singapor nuk shihen shpesh, javën e kaluar janë filmuar duke bërë roje në hotelin “Shangri-La” ku edhe ishte mbajtur konferenca për siguri, me ç’rast morën pjesë kryeministri indian Narendra Modi, Sekretari amerikan i Shtetit, James Mattis dhe ministrat tjerë regjional.

Ekspertë të sigurisë konsiderojnë se prania e Ghurkave në këtë konferencë, ka qenë si një lloj parapërgatitje për samitin SHBA-Koreja e Veriut.

Përveç armëve moderne që i posedojnë, Gurkhat janë ekspertë në dyluftim me “kukri” – thikë unike që konsiderohet si armë tradicionale e kësaj njësie.

Gurkhat tash e 19 vite rekrutohen dhe trajnohen në Singapor, dhe gjashtë shërbimit të tyre bëjnë një jetë strikte, kurse në moshën 45-vjeçare të gjithë anëtarët tërhiqen nga detyra dhe kthehen tek familjet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori