LAJMI I FUNDIT:

Liga Arabe kërkon hetim për sulmin e dyshuar kimik në Siri

Liga Arabe kërkon hetim për sulmin e dyshuar kimik në Siri

Në një samit të Ligës Arabe është bërë thirrje për hetim ndërkombëtar mbi përdorimin “kriminal” të armëve kimike në Siri dhe është dënuar ndërhyrjen e Iranit në çështjet e brendshme të vendeve arabe.

Samiti i mbajtur në Arabinë Saudite vjen pasi Shtetet e Bashkuara së bashku me Britaninë dhe Francën, kryen sulme në Siri në kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik, ku u vranë dhjetëra persona në Siri më 7 prill.


“Ne kërkojmë një hetim të pavarur ndërkombëtar që do të garantojë se do të zbatohet ligji ndërkombëtar ndaj kujto që dëshmohet se ka përdorur armë kimike”, thuhet në deklaratën e publikuar pas mbajtjes së këtij samiti.

Në deklaratë po ashtu kërkohet për më shumë sanksione ndërkombëtare ndaj Iranit dhe bëhet thirrje për tërheqjen e “milicive” të Teheranit nga Siria dhe Jemeni.

Irani është mbështetës i presidentit sirian Bashar al-Assad dhe e ndihmon atë me militicë shiite, që luftojnë përkrah forcave qeveritare. Në Jemen, rebelët Huthi, që Irani i mbështetë, kanë arritur të marrin nën kontroll pjesë të mëdha të shtetit, përfshirë edhe kryeqytetin, Sanaa.

Media shtetërore iraniane, ka cituar zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Bahram Qasemi të ketë thënë se dënimi që është bërë nga Liga Arabe ka ardhur si rezultat i presionit nga Arabia Saudite, rivalit kryesor të Teheranit. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori