Pas takimit konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile, të agjencive ligjzbatuese për projektligjin “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA”, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj përsëriti edhe një herë se në 2018-ën edhe Policia e Shtetit do të kalojë Vettingun.
Sa i përket tryezës së ditës së sotme, Xhafaj u shpreh se ishte e lidhur me Projektligjit e Vettingut, shkruan Top Channel.
“Një tryezë me aktorë të shoqërisë civile, me agjencitë ligjzbatuese që do përfshihen në gjithë këtë proces, në mënyrë që të sqarohen disa detaje nga pikëpamja e përmbajtjes së ligjit lidhur me përgjegjësinë e gjithë këtyre agjencive ligjzbatuese, që ato jo thjesht të marrin përsipër përgjegjësitë, por dhe t’i ushtrojnë ato në përputhje me detyrimet që do të përcaktojë ligji. Ishin kontribute që dhanë aktorët e agjencive ligjzbatuese që do të jenë pjesë e procesit dhe shoqëria civile. Ne do të reflektojmë së bashku me komentet dhe sugjerimet që do të vijnë nga vetë radhët e Policisë, me të cilën kemi hapur tashmë një proces konsultimi”.
“Dhe mbasi të reflektojmë të gjitha këto kontribute të dobishme që përmirësojmë cilësinë e këtij projekti, do të vijmë më pas në një tryezë shumë më të gjerë, për ta bërë publike e transparente dhe për publikun, për të ndjekur gjithë procesin e nevojshëm që parashikohet lidhur me projektligjet. Dëshiroj të vlerësoj faktin që në këtë tryezë ishin aktorë të rëndësishëm nga Legjislativi, fusha pedagogjike, shoqëria civile dhe disa agjenci ligjzbatuese siç është ILDKPI, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, SHISH dhe një sërë aktorësh të tjerë të rëndësishëm që do të jenë pjesë e procesit të vlerësimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, punonjësve të Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj: Kosova nuk mund të përparojë pa miq, NATO është çelësi i sigurisë dhe përparimit
Përmbyset kamioni me tulla, trafik i rënduar në autostradën Lushnje-Fier
I bllokohet arma në një poligon të Novobërdës, por më pas aksidentalisht i shkrepi arma duke qëlluar një zyrtar policor
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës