LAJMI I FUNDIT:

Plagjiatura nga stafi akademik të trajtohet nga mekanizma të veçantë

Plagjiatura nga stafi akademik të trajtohet nga mekanizma të veçantë

Zëvendësministri i Arsimit, Arbër Geci, ka shprehur gatishmërinë e MASHT për krijimin dhe forcimin e mekanizmave që parandalojnë korrupsionin në arsimin e lartë, duke thënë se forcimi i integritetit akademik kërkon vëmendje gjatë procesit të ngritjes akademike.

Ai këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Këshilli i Evropës me temën “Forcimi i Integritetit dhe Lufta Kundër Korrupsionit në Arsimin e Lartë”, me theks të veçantë çështjen e Plagjiaturës.

“Integriteti akademik në arsimin e lartë mbetet një çështje e ndjeshme që lidhet drejtpërdrejt me kulturën e përgjithshme të formimit të personalitetit dhe padyshim është edhe çështje e ndërgjegjes dhe përgjegjësisë akademike e profesionale e gjithë stafit në ALK”, tha Geci.


Ai theksoi se çështja e plagjiaturës nga stafi akademik duhet të trajtohet nga mekanizma të veçantë dhe se askush nuk duhet t’i shmanget një procesi të verifikimit të procesit të ngritjes akademike të stafit akademik në arsimin e lartë.

“Ne nuk mund të lejojmë që e ardhmja e fëmijëve tanë të mbetet në duar të personave me ngritje akademike të dyshimtë, andaj një verifikim do të ndante përfundimisht stafin akademik me integritet, nga ata që dëmtojnë çdo ditë cilësinë në arsimin e lartë në vend”, tha Geci.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori