LAJMI I FUNDIT:

Hazard, Lloris e Mkhitaryan nuk e votuan Messin, disa nga votimet interesante për Lojtarin e vitit

Hazard, Lloris e Mkhitaryan nuk e votuan Messin, disa nga votimet interesante për Lojtarin e vitit

Ashtu siç pritej, Cristiano Ronaldo u shpall Lojtari më i mirë në botë nga FIFA, mirëpo në votime ka pasur disa befasi.

Më i miri është zgjedhur përmes votave të përziera të kapitenëve të kombëtareve dhe trajnerëve, tifozëve dhe gazetarëve.


Superylli i Real Madridit fitoi 43 për qind të votave, Lionel Messi ishte i dyti me 19 për qind të votave, ndërsa Neymar mori gjashtë për qind të votave në vend të tretë.

Cristiano Ronaldo fitoi bindshëm kundrejt rivalëve (Getty Images)

Dhe derisa shumica e votuesve i zgjodhën tre të përmendurit, disa prej tyre kanë pasur ide të tjera.

Kë e votoi Ronaldo dhe kë e votoi Messi? Dalin votat e dy më të mëdhenjve
Lexo po ashtu Kë e votoi Ronaldo dhe kë e votoi Messi? Dalin votat e dy më të mëdhenjve

Ronaldo dhe Messi e ruajtën traditën duke mos e votuar njëri-tjetrin. Portugezi i zgjodhi tre bashkëlojtarët e tij te Reali, Luka Modric, Sergio Ramos dhe Marcelo, ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe argjentinasi me dy lojtarët e Barcelonës, Luis Suarez dhe Andres Iniesta, si dhe ish-bashkëlojtarin Neymar (që tash luan te Paris Saint-Germaini).

Mesfushori ofensiv i Chelseat, Eden Hazard, vendosi që t’i jepte prioritet bashkëlojtarit të tij, N’Golo Kante, duke e votuar për më të mirin në botë. Ronaldo dhe Modric ishin dy zgjedhjet tjera të tij.

Hazard ishte ndër ata që nuk e votuan Messin (Getty Images)

Kapiteni i Belgjikës nuk ishte i vetmi që e votoi Kanten për më të mirin. Edhe kapiteni i Bahamas, Lesly St Fleur dhe kapiteni i Republikës Dominikane, Euclid Bertrand, po ashtu e zgjodhi atë.

Portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, e pati Harry Kane në përzgjedhjen e tij, mirëpo pas Ronaldos dhe Ramosit. Për Kane si më i miri votoi gazetari i Vanuatus, Nase Raymond.

Mesfushori i Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan, zgjodhi këtë renditje: Ronaldo, Gianluigi Buffon dhe Neymar.

Sulmuesi i Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, ishte i popullarizuar sidomos ndër kombet aziatike. Kapitenët e Taipeit Kinez dhe Nepalit ishin ndër ata që e zgjodhën pikërisht suedezin, edhe pse ai nuk ka luajtur në gjashtë muajt e fundit.

Ibra një zgjedhje interesante (Getty Images)

Ish-futbollisti i Fulhamit, Bryan Ruiz, bëri ndoshta zgjidhjen më të çuditshme duke e votuar si më të mirin portierin e Real Madridit, Keylor Navas.

Kapiteni i Realit, Sergio Ramos, tregoi klas duke e votuar Messin të dytin pas Ronaldos dhe para Modricit.

Zyrtare: Ronaldo zgjidhet lojtari i vitit nga FIFA, mposht Messin dhe Neymarin (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: Ronaldo zgjidhet lojtari i vitit nga FIFA, mposht Messin dhe Neymarin (Foto)

Kapiteni i Anglisë, Jordan Henderson, përzgjodhi Ronaldon, Messin dhe Suarezin, derisa trajneri Gareth Southgate votoi për Ronaldon, Modricin dhe Toni Kroosin.

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez, e votoi Hazardin si më të mirin, para Ronaldos dhe Modricit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori