Ushtarët profesionistë kërcënohen me grevë nëse nuk zgjidhet problemi me transportin
Risto Ajtov nga Sindikata për mbrojtje dhe siguri, ka thënë që prej 10 ditësh, është ndërprerë gjysma e linjave të transportit të organizuar të ushtarëve. Ai ka deklaruar se ushtarët janë të detyruar që vetë të paguajnë rrugën vajtje-ardhje deri tek kazermat. Sipas tij, kjo situatë do të detyrojë ata që të hyjnë në grevë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Ky top i mbushur me probleme tanimë plasi. Pjesëtarët e Armatës dhe Ministrisë së mbrojtjes kanë arritur deri në shkallën e fundit të ekzistencës duke aluduar se të ardhurat që vijnë në formë të pagës janë aq të ulëta, sa që na shtyjnë të parashtrojmë pyetjen se: A na nevojitet armata, e cila do ta mbroj sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë?”, ka thënë Risto Ajtov nga Sindikata për mbrojtje dhe siguri.
Sipas Adnan Alitov nga Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë me rebalancin e buxhetit, nga Ministria e Mbrojtjes do të transferohen 2.1 milion euro tek Ministria e punëve të brendshme, gjë që sipas tyre do të përkeqësoj gjendjen financiare, duke mos arritur t’ju plotësohen kërkesat e tyre. Alitov ka thënë se mëditjet e kujdestarisë dhe paratë e transportit nuk janë paguar që nga muaji mars.
“Për çfarë standardi të flasim kur armata nuk ka kushtet elementare për punë: ushtarët nuk kanë uniforma të kompletuara; në objektet e caktuara ushtarake nuk kemi energji elektrike e as ujë, kurse ushqimi është katastrofë. Ministria e Mbrojtjes sikur se me dashje, do të na fus neve të punësuarve ne grevë. Nëse është ashtu nuk ka problem, ne jemi të gatshëm të futemi në grevë”, është shprehur Adnan Alitov nga Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë