Dikur mendohej se shalqiri ka vetëm ujë dhe materiet tjera ushqyese i ka të kufizuara. Në fakt është e vërtetë se shalqiri përbëhet nga rreth 92% ujë, por poashtu është një nga frutat më të shëndetshme, ka materie ushqyese, të freskon dhe të jep energji.
Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Shalqiri është burim i mirë i vitaminës A, vitaminës C, vitaminës B6, magnezit dhe kaliumit. Ka mjaft fibra dhe i lehtëson shumë nga problemet të cilat i kanë gratë në fillim të shtatzënisë.
Shalqiri e lehtëson urthin. Në fillim të shtatzënisë gratë kanë probleme me stomakun. Shalqiri ka efekt relaksues në stomak duke larguar problemet e thartirës dhe urthit.
Shtatzënat shumë shpesh kanë ënjtje të këmbëve dhe duarve. Shalqiri përmban shumë ujë dhe ka veti diuretike (prandaj pasi që hani shalqi keni nevojë të urinoni më shpesh dhe urinoni më shumë). Sasia e shtuar e ujit përmirëson qarkullimin në vena dhe në muskuj duke parandaluar në këtë mënyrë shfaqjen e ënjtjes.
Është mirë nëse një shtatzënë pinë një gotë lëng shalqiri ose han pak shalqi në mëngjes. Nëse shalqiri hahet në mëngjes i jep organizmit freski, relaksim dhe për shkak të vetive ushqyese dhe energjetike që ka, e ul nauzenë e mëngjesit (pra ndjenjën e të vjellurit).
Shalqiri përbëhet nga më shumë se 90% nga uji dhe nëse hahet shalqi parandalohet dehidrimi. Siç dihet një nga këshillat më të shpeshta që iu jepet shtatzënave është që të pinë mjaft ujë në mënyrë që të parandalohet dehidrimi i cili shkakton tkurrje të parakohshme të mitrës që mund të përfundojë më lindje të parakohshme.
Gjatë shtatzënisë organizmi i gruas pëson një varg ndryshimesh. Për shkak të peshës së shtuar dhe për shkak të veprimit hormonal shtatzënat kanë ngërçe të muskujve dhe dhimbje të eshtrave. Nëse hani mjaftueshëm shalqi i lehtësoni këto probleme dhe e parandaloni shfaqjen e ngërçeve muskulore.
Shpeshherë shtatzënat kanë pigmentim të lëkurës. Pra, krahas ndryshimeve normale kozmetike të lëkurës, tek ato shfaqen edhe “njolla” të shumta në lëkurën e fytyrës, duarve, barkut dhe këmbëve. Ky është problem irritues për një grua shtatzënë dhe ndikon dukshëm në disponimin e saj.
Shalqiri i shpejton lëvizjet e zorrëve dhe e lehtëson tretjen e ushqimit. Rrjedhimisht lëkura do të ketë një pamje shumë më të mirë. Poashtu, ka shumë rëndësi që lëkura të mbrohet nga rrezet e diellit dhe që të mbahet pastër.
Por, keni kujdes! Nëse hani shalqi në sasi të tepruar mund ta çrregulloni nivelin e sheqerit në trupin tuaj. Prandaj, gjatë shtatzënisë mos e teproni me asgjë dhe as me shalqi!
Shalqiri duhet të hahet i freskët! Mos e hani nëse ka qëndruar për disa orë jashtë frigoriferit dhe nëse ka pasur mundësi që të prishet.
Nëse hani shalqirin i cili është prerë shumë orë më parë, mund të keni probleme me stomak e me zorrë duke shkaktuar vjellje dhe barkqitje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVeshja e Jenner është shembulli i përkryer për të kombinuar xhinset me këpucë
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Rezultate të papritura: Fëmijët e këtillë në të ardhmen do të fitojnë më së shumti
Sa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sydney Sweeney ofron një stil elegant për veshjen në mot të ftohtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova