LAJMI I FUNDIT:

Më 9 nëntor, raport i ri i KE-së për Maqedoninë: Më i keq se i vjetshmi

Më 9 nëntor, raport i ri i KE-së për Maqedoninë: Më i keq se i vjetshmi

Raporti vjetor i Komisioni Evropian (KE), për Maqedoninë nuk do të përmbajë shumë fjalë të mira për vendin. Në rastin më të mirë, Maqedonia do ta merr formulimin e njëjtë sikur vjet – rekomandim për fillim të bisedimeve për anëtarësim, mëson NOVATV.

Këtë vit, ashtu siç mëson mediumi në fjalë do të publikohet më 9 nëntor. Puna e raportit ende është në rrjedhë, ndërkaq konkluzioni për rekomandimin do të formohet në ditët në vijim.


Të rikujtohemi në raportim e vitit të kaluar:

10/11/2015 – Maqedonia, me raportin e progresit nga Komisioni Evropian, fitoi rekomandim të kushtëzuar për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Në raport theksohet se “sfidat serioze të cilat kanë qenë dhe në vitet e mëparshme, tani janë më të theksuara dhe atë që nga kriza më e rëndë politike në vend e vitit 2001, me komunikimet e përgjuara të cilat siç shihet janë të përfshirë funksionarë të lartë shtetërorë, që tregon shkelje e të drejtave themelore të njeriut, përzierje në pavarësimin e gjyqësorit, lirinë e mediumeve, në zgjedhjet dhe partizimin dhe korrupsionin”. Në tekst përfundohet se “situata ndëretnike ngelet e brishtë”.

Për këto çështje, KE thotë se ka paralajmëruar edhe në raportet paraprake të progresit.

“Analiza e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, e cila në vitin 2001 i dha fund konfliktit në vend dhe që e garanton kornizën e marrëdhënieve ndëretnike, duhet të përfundojë”, thuhet në raportin e KE-së dhe shtohet se “ngjarjet në Kumanovë ende duhet plotësisht të hetohen”.

Kushtet për të filluar bisedimet me Brukselin janë:
të zbatohet plotësisht Marrëveshja e Përzhinos dhe të bëhen reformat e patjetërsueshme. Theksohet se filloi zbatimi i marrëveshjes së arritur politike, por nevojitet edhe më shumë të bëhet rreth “prioriteteve urgjente reformuese” që të arrihen qëllimet dhe rezultatet e nevojshme.

“Pas një operacioni policor në një lagje të banuar me shqiptarë në Kumanovë, ku humbën jetën 18 persona, të gjithë liderët politik në vend kërkuan ri-vendosje të qetësisë dhe nënvizuan se ky incident nuk duhet të shihet si incident ndër-etnik. Ngjarjet e Kumanovës duhet tërësisht të hetohen” shkruhet në raport.

Organizatat qytetare luajtën rol konstruktiv në kontekst të krizës përmes kërkesës për llogari-dhënie nga aktorët politik. Njëkohësisht ato shprehin shqetësim për shkak të pengesave me të cilat përballen në punën e tyre dhe përpjekjen e kufizuar për dialog në pushtet, si dhe për shkak të sulmeve publike nga politikanët dhe mediat pro-qeveritare.

Mbetet shqetësimi për politizim administratën publike, ende zhvlerësohen edhe kriteret për përparim në karrierë. Është zvogëluar besimi publik në funksionimin e institucioneve. Janë ndërmarrë hapa të caktuara për reforma në menaxhimin me financat publike, por e domosdoshme është edhe korniza buxhetore afatmesme dhe transparenca fiskale, vlerësohet në raport.

Ka kthim mbrapa në raport me vitin 2014 për shkak të provave për ndikimin politik në punën e gjykatësve. Duhet të hulumtohen indikatorët lidhur me gjyqësinë që dolën nga bisedat e përgjuara të publikuara. Autoritetet duhet ta demonstrojnë vullnetin e vërtetë politik për sigurimin e sistemit të pavarur gjyqësor dhe t’i mundësohet Prokurorisë Speciale të sapoformuar të punojë pa ndërprerë në hulumtimin e audio regjistrimeve dhe përmbajtjes së tyre, qëndron në raport.

Lidhur me luftën kundër korrupsionit të arritur është përparim i caktuar. Ajo megjithatë në mënyrë të caktuar ishte zbehur nga mungesa e vullnetit politik dhe përzierja politike në punën e trupave relevante veçanërisht për rastet në nivel të lartë. E domosdoshme është të vendoset shqyrtim efikas i rasteve të korrupsionit veçanërisht në nivel të lartë.

Korniza juridike për mbrojtjen e drejtave të njeriut në pjesën më të madhe është në pajtim me standardet evropiane. Megjithatë, tregon KE, mungon implementimi veçanërisht në fushat siç janë reforma e burgjeve, integrimi i romëve, të drejtat e fëmijëve me pengesa, si dhe të LGBT popullatës.

Liria e shprehjes është problem serioz në kulturën aktuale mediale dhe në klimën politike. Përpjekjet që të kufizohet njoftimi medial për çështje me interes publik është shqetësues, vlerëson Komisioni.

Çështja për emrin me Greqinë duhet të zgjidhet në mënyrë urgjente, rekomandon KE-­ja, transmeton Portalb.

KE-­ja ka vërejtje të cakuara në lidhje me menaxhimin e financave publike. Buxheti duhet të jetë më shumë i orientuar drejt rritjes dhe punësimit, ndërsa duhet të përmirësohet edhe transparenca. Shkalla e papunësisë edhe më tej është e lartë rreth 28 për qind. Vendit i nevojitet që ta rrisë punësimin sidomos të të rinjve përmes përshtatjes së arsimit drejt tregut të punës, sendërtimit të lidhjeve mes investitorëve të drejtpërdrejtë të huaj dhe ekonomisë vendore dhe tërheqja e mëtutjeshme e investimeve”, thuhet në raportin e progresit për Maqedoninë.

Raportin e plotë në gjuhën angleze mund ta lexoni në këtë link: Raporti i KE-së për Maqedoninë – 2015. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori